Lajme

Kapen 4 kg kokainë në Kakavijë, arrestohet 46-vjeçari nga Fieri

Një sasi prej 4 kilogramë kokainë është kapur ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Kokaina është zbuluar në një makinë Mercedes Benz dhe drejtohej nga një 46-vjeçari Selim Lazaj, banues në Patos të Fierit.

Kokaina është gjetur në baterinë e automjetit, aty ku u gjetën dy pako të fshehura me drogë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin  Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë