Motosport

Kaosi te Red Bull/ Horner fiton luftën e brendshme te kampionët, Marko jashtë!

Gazeta Si – Nuk ka paqe në skuderinë kampione bote. Pas akuzave ndaj drejtuesit kryesor Kristian Horner për dhunë seksuale ndaj një bashkëpunëtoreje të ngushtë dhe hetimit të brendshëm të Red Bull, si dhe sulmit të hapur të Jos Vershtapen, u tha se gjithçka ishte sqaruar dhe gjithë vëmendja ishte te pista. Por të gjithë gjykojnë se qetësia është sipërfaqësore.

Nga vdekja e pronarit Dietrich Mateschitz në 2022-shin, skuderia nga Milton Keynes është përfshirë nga një luftë e brendshme pushteti. Një luftë, që sipas lajmeve të fundit nga Gjermania, e ka fituar Horner.

Familja tajlandeze e udhëhequr nga Chalerm Yoovidhya, që kontrollon 51% të kuotave, nuk e ka fshehur mbështetjen ndaj Horner, duke u pozicionuar prek kohësh kundër degës austriake të kompanisë, që përfaqësohet nga Helmut Marko. Ky i fundit ka një raport shumë të ngushtë me pilotin kampion, Maks Vershtapen. Përtej qetësisë në dukje të kohëve të fundit, ideja është se çështja herët a vonë duhet zgjidhur.

Lajmi i fundit për këtë çështje vjen nga Gjermania, nga ‘F1-Insider’, e para që dha lajmin e hetimit të brendshëm te Red Bull ndaj Horner në fillim të shkurtit. Sipas kësaj medie, pritet që Helmut Marko të dalë nga skena para fundit të vitit, që do të thotë se luftën e ka fituar Kristian Horner, drejtuesi kryesor i skuderisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë