Futboll

Kaos përreth stadiumit ‘Ataturk’, tifozëve u duhen orë për të shkuar në vend

Gazeta Si - Pak orë nda ndajnë nda starti i finales së madhe të Ligës së Kampionëve në Stamboll. Skuadrat janë gati, kanë kryer më parë rifiniturën, Interi në fushë, kurse Siti jo. UEFA ndërkohë ka përcaktuar uniformat që do të veshin dy skuadrat në këtë sfidë: Interi tradicionalen zikaltër dhe Siti atë bojqielli.

Uniformat zyrtare te finales. Gazeta Si, 10 qershor 2023

Por jo çdo po shkon si duhet. Festa në qendër të Stambollit është kthyer në një makth për tifozët, në përpjekje për të shkuar në stadium. Zona periferike e kryeqytetit turk, ku gjendet ‘Ataturk Olympic Stadium’, është transofrmuar në një lëmsh të vërtetë të pazgjidhshëm, me tifozët 'të burgosur' në taksitë që po içonin drejt impiantit.

Një situatë që ndodh edhe për faktin se shumë njerëz nuk kanë ndjekur udhëzimet e UEFA-s, që kishte rekomanduar për të shkuar në stadium me linjën e verdhë të metrosë. Gjërat u komplikuan më shumë për shkak të një autobusi me tifozë të Mançester Sitit, që fiku motorin rreth 3.5 kilometra nga ‘Ataturk’, duke i lënë tifozët më këmbë.

Shumë mjete të tjera, gjithmonë me fansa të skuadrës së Guardiolës, kanë bërë disa herë xhiron e stadiumit, sepse askush nuk u jepte shpjegime, pavarësisht se personeli ishte pozicionuar aty. Një organizim me probleme, të paktën deri tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë