Lajme

Kanoste gruan me armë, arrestohet kryefamiljari në Theth

Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti  brenda familjes në Theth. Bashkëshorti kërcënonte bashkëshorten për ta vrarë, por falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kolë Pisha, banues në Theth, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte konfliktuar me bashkëshorten  duke e kanosur atë për ta vrarë.

Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (pushkë), dhe municion luftarak.



Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë