Lajme

Kanina pret turistët, rikonstruktohet rruga e “Ballkonit të Vlorës”

Kanina me kalanë e saj, e cilësuar si “Ballkoni i Vlorës” tani do të mund të vizitohet si një nga atraksionet turistike dhe historike në qytetin jugor.

Rruga e Kaninës, e cila deri tani mbante larg turistët, po rikonstruktohet me një fond prej 250 milionë lekësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kjo rrugë pritet të jetë gati në qershor, pikërisht kur nis edhe fluksi i pushuesve drejt bregdetit shqiptar.

Kanina, fshati historik me rreth 4500 banorë, pas rikonstruksionit të rrugës, pritet të bëhet i vizitueshëm, megjithëse ka ende problematika që presin zgjidhje sic është edhe furnizimi me ujë të pijshëm, që mban larg turistët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë