Politike

Kandidatët për deputet, Dibra i mbetet figurave politike në PD

Dibra është qarku i dytë ku kandidatët e Partisë Demokratike do të përfshihen në votim nga anëtarësia. Në listën me emrat që kanë marrë vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, mbizotërojnë ish-kryetar bashkish si Nezir Rizvani, Basir Çupa, si dhe ish-deputetë të PD-së si Xhemal Gjunkshi, Dhurata Çupi apo Kreshnik Çollaku.

Emrat kandidatë fitues me gjasë pritet të fokusohen te këto emra sa kohë që qarku Dibër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të prodhojë vetëm 5 deputetë (jo 6) dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, mandatet e deputetëve janë ndarë mes PD, PS PDIU dhe LSI       

Sipas udhëzimit, numri i lejuar i kandidatëve që mund të kontestohen,  është jo më shumë se 20% e numrit total të listës së kandidatëve, për secilën degë apo qark.

Kandidati që ka më shumë se 20% “votë kontestuese” në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në atë degë apo qark, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi

Procesi do të mbyllet me filtrimin e listës (rreth 300 kandidatë) nga Kryesia për të kaluar më pas për votim formal në Këshill Kombëtar

Dega Mat, Qarku Dibër, lista është si më poshtë:

BASIR ÇUPA

DEA KAZIU

DENISA VATA

DHURATA ÇUPI

KRESHNIK ÇOLLAKU

LINDITA DODA

NEZIR RIZVANI

Dega Bulqizë, Qarku Dibër, lista është si më poshtë:

BARDHYL RAMA

DURIM BALLA

EDMOND ISAKU

FLLANXA LOSHA

MUIS LLANAJ

PETRIT DODA

Dega Dibër, Qarku Dibër, lista është si më poshtë:

AGRON QOKU

ALBERT KOJKU

BAJRAM BALLIU

ILIR HYSA

JETON KALOSHI

LUAN HAKA

MIRELA MAZARI

NEHAT COLLAKU

XHEMAL GJUNKSHI


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë