Duke qenë se jemi në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se ku do të jenë mamografët e lëvizshëm përgjatë muajit tetor.
Shërbimi garantohet afër vendbanimit, nëpërmjet programit tashmë të konsoliduar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Institutit të Shëndetit Publik, të mamografëve të lëvizshëm, ku vetëm gjatë këtij viti janë realizuar 4073 ekzaminime.
Risia e këtij viti është se ofrohen shërbimet e mamografisë në spitalin rajonal të Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës. Gjithashtu janë instaluar mamografitë e reja në Vlorë dhe në Durrës.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.