Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Londër ditën e sotme, për t’iu bashkuar liderëve të tjerë europianë, të mbledhur në qytetin britanik për Samitin e Ballkanit Perëndimor. Ky vendim i lideres gjermane duket se ka ardhur pas një drame politike në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të dorëheqjes së ministrit të Jashtëm britanik, Boris Xhonson.
Merkel pritet të ketë një konferencë të përbashkët me Kryeministren britanike, Theresa May. Ndërkohë, përfaqësuesiit kryesorë të BE-së në këtë samit kyç për rajonin e Ballkanit përfshijnë Federica Mogherini dhe komisionerin e zgjerimit Johannes Hahn.
Pak para mbërritjes se Kancelaresë gjermane, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do dyfishojë financimet për Ballkanit Perëndimor.
May dhe Merkel priten të mbajnë bisedime me udhëheqësit e Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Të pranishëm janë edhe liderët e Austrisë, Polonisë, Kroacisë dhe Bullgarisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.