Njerez

Kanabisi, dhurata speciale në SHBA e Kanada

Kanabisi, shishat dhe marijuana kanë “fluturuar” jashtë rafteve këtë sezon Krishtlindjesh në disa nga shtetet e SHBA-ve dhe Kanadasë, teksa janë kthyer në dhuratat perfekte për festën e veçantë.

Shumë biznese që tregtojnë kanabis kanë raportuar që kanë pasur pesë herë më shumë konsumatorë ose më shumë gjatë ditëve para pushimeve.

Blerësit e Krishtlindjeve në Kaliforni janë rreshtuar në dyqanet e kanabisit të “Bay Area” për të blerë dhurata, përfshirë çëmçakiza, çokollata dhe boçe kanabisi. Konsumatorët duhet të jenë 21 vjeç në mënyrë që të hyjnë në një kisoskë dhe të blejnë një nga produktet e kanabisit.

Marijuana mjekësore është e legalizuar në 33 shtete të SHBA, ndërsa përdorimi i kanabisit rekreativ është legalizuar në dhjetë shtete, përfshirë Uashingtonin, normalisht për të rriturit mbi 21 vjeç.

Furia e blerjeve për lëngjet e nënproduktet e tjera të kanabisit ka përfshirë edhe Kanadanë ku kanabisi rekreativ është legalizuar më parë këtë vit. Blerësit kryesisht janë dendur në dyqane për të bërë dhurata me kanabis këtë Krishtlindje.

Në tetor, Kanadaja ndoqi vendimin e Uruguajit, i cili u bë vendi i parë në botë që legalizoi prodhimin, shitjen dhe konsumin e marihuanës në vitin 2013.

Të martën, Tajlanda gjithashtu legalizoi marijuanën medicinale, duke e quajtur atë një “dhuratë të Vitit të Ri”. Kështu u bë vendi i parë aziatik që e bëri këtë, pas miratimit unanim të parlamentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë