Lajme

Kanabis në shtëpi, arrestohen dy shqiptarët në Angli

Dy shqiptarë janë arrestuar, pasi  kishin kthyer banesën e tyre në një fabrikë kanabisi në ‘Stoke-on-Trent’ në Angli.

Bëhet fjalë për shtetasit Liridon Mehillaj dhe Mufit Xhoka, 25 vjeç, të cilët ishin në banesë kur u ekzekutua urdhërarresti.

Policët zbuluan dhe 45 bimë kanabis që mund të prodhonin 2.47 kg drogë.

Ata janë dënuar me 6 muaj burg.

Avokati tregoi se Xhoka kishte hyrë në Angli përmes një kamioni nga Franca dhe nuk kishte dokumente për të punuar aty.

 Ai tha se me të ardhurat që do të vinin nga kanabisi klienti i tij do të paguante borxhet që kishte marrë në Shqipëri dhe se ishte gati të kthehej në atdhe.

Avokati britanik, Stuart Muldoon, i cili në këtë proces gjyqësor mbron Mëhillaj tha se edhe klienti i tij ishte gati të kthehej.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë