Gazeta Si – Pa përfunduar ende sezoni, kanë nisur lëvizjet e para të merkatos për klubet e mëdha dhe dihet që ligjin në tregun aktual e bëjnë klubet e Premier Ligës.
Aleksis Mak Alister do të jetë përforcimi i parë për Liverpulin për sezonin e ardhshëm. Mesfushori argjentinas, kampion bote dhjetorin e kaluar në Katar, do të firmosë një kontratë të majme me ‘The Reds’, ndërsa Brajtoni, klubi i tij aktual, sipas ‘La Nacion’, do të përfitojë 70 milionë euro nga ky transferim.

Mak Allister ka qenë një nga lojtarët kyç të Brajtonit sezonet e fundit. Ai u vu në shënjestër të klubeve të mëdha që gjatë Botërorit të Katarit, pas paraqitjes shumë të mirë që bëri me Argjentinën kampione. Liverpuli siguron kështu shërbimet e një lojtari shumë të rëndësishëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.