Futboll

Kampionët në fuqi largojnë fantazmat, kualifikohet edhe Napoli

Liverpuli në vend të parë dhe Napoli në vend të dytë, Salcburgu në Ligën e Europës. Këto janë verdiktet e Grupit F në Champions League, pas ndeshje të fundit, ku si skuadra e gjermanit Jurgen Klop, ashtu edhe ajo e italianit Karlo Ançeloti, kanë bërë detyrën.

Anglezët, që janë edhe kampionët në fuqi të Europës, e kanë zgjidhur ndeshjen me Salcburgun në Asutri në pjesën e dytë, duke fituar 0-2. Për dy minuta, 57’ dhe 58’, Liverpuli realizoi dy herë, fillimisht me mesfushorin Nabil Keita dhe më pas me sulmuesin Mohamed Salah. Liverpuli e mbyll kështu me 13 pikë dhe në vend të parë fazën në grupe.

Napoli feston fitoren e thellë ndaj Genkut. Gazeta Si, 10 dhjetor 2019

Për Napolin ka qenë më e thjeshtë, pasi luante në fushën e tij, ku priste Genkun. Një ndeshje që ka përfunduar 4-0 dhe që nuk ka pasur shumë histori, pasi Arkadius Milik, sulmuesi polak i Napolit, i zhbllokoi shifrat shumë shpejt dhe më pas realizoi dy herë të tjera që në pjesën e parë. Golin e fundit e shënoi me penallti, ashtu si dhe Mertens në pjesën e dytë. Kjo fitore dhe kualifikimi për në fazën me eliminin direkt të Championsit ndoshta mund t’i qetësojë disi gjakrat te Napoli, ku situata ka qenë mjaft problematike javët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë