Njerez

Ka një zgjidhje dhe për sportistet nëna në Lojërat Olimpike që ushqejnë fëmijë me gji…

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios thonë se janë përpjekur të gjejnë zgjidhje për të inkurajuar sportistet me fëmijë të vegjël.

Në kryeqytetin japonez ka kufizime të rrepta ndërsa lufton një rritje në raste të reja dhe pjesëmarrësit e Lojërave u nënshtrohen masave të rrepta për të minimizuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e tij.

"Sapo dëgjuam për këtë (nënat që nuk ishin në gjendje të udhëtonin me fëmijët e tyre) ne thamë le të gjejmë zgjidhje", tha drejtori ekzekutiv i Lojërave Olimpike Christophe Dubi në një konferencë shtypi.

Organizatorët kanë thënë se një zonë në fshatin Olimpik ishte në dispozicion për atletët për të kaluar në mënyrë të sigurt me fëmijët e tyre dhe për të ushqyer me gji fëmijët e tyre, por që këta të fundit duhet të qëndrojnë në strehim privat.

Çështja erdhi në vëmendje pasi notarja spanjolle Ona Carbonell shprehu shqetësimin në një postim në Instagram se ishte e detyruar të udhëtonte në Tokio pa burrin dhe djalin e saj, Kai, i cili është gati një vjec.

Ndërsa vetëm të huajt në lidhje me Lojërat u lejuan fillimisht të hynin në Japoni, organizatorët tani u kanë dhënë mundësinë sportisteve që të kenë fëmijët e tyre në Japoni. Sidoqoftë, ata nuk do të jetojnë në fshatin olimpik në mënyrë që të mbrojnë garuesit e tjerë nga rreziku i infektimit.

"Ne diskutuam se si mund të kishim një ekuilibër të mirë midis ofrimit të mjedisit më të sigurt dhe plotësimit të kërkesave speciale nga Komitetet Kombëtare Olimpike. Kështu i lamë sportistet të udhëtojnë me fëmijët e tyre në Japoni por të qëndrojnë jashtë fshatit olimpik", tha zëdhënësja e Lojërave të Tokios Masa Takaya.

Deri më tani Lojërat, të cilat u hapën zyrtarisht dje (të premten), kanë pasur 123 raste të reja me Covid-19.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë