Futboll

Juventusi vazhdon ngjitjen, Kean dhe Di Maria i japin fitoren e 3-të radhazi

Gazeta Si – Në fushën e Specias, bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit kanë regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke fitur terren në tabelën e klasifikimit. Tani mbajnë vendin e 7-të, me 32 pikë.

Juventusi nuk ka gabuar as këtë javë dhe ka fituar pozicione në klasifikim. Për javën e 23-të Serisë A, skuadra e Alegrit mundi 0-2 Specian në transfertë dhe tashmë e sheh 9 pikë larg vendin e 6-të, që mbahet nga Atalanta.

Kean feston golin ndaj Specias. Gazeta Si, 19 shkurt 2023

Ishte një tjetër ndeshje cinike për Juventusin, që vuajti, por në fund u kthye në shtëpi me 3 pikë. Në pjesën e parë shënoi Kean, duke devijuar saktë krosin e i Filip Kostiç.

Në pjesën e dytë mendoi Di Maria për të dyfishuar shifrat me një diagonale në hyrje të zonës së rreptësisë. Në fundin e ndeshjes Perin rezultoi vendimtar me disa pritje dhe Juventusi vazhdon serinë e fitoreve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë