Futboll

Juventusi rigjen fitoren në kampionat, Vlahoviç protagonist me një dopietë

Gazeta Si – Juventusi nuk gabon në ‘Arechi’ dhe rikthehet te fitorja. Në ndeshjen e fundit të javës së 21-të të Serisë A, skuadra e Alegrit mundi 0-3 Salernitanën dhe u ngjit në kuotën e 26 pikëve, aq sa kanë edhe Monca dhe Empoli.

Vlahoviç feston golin e pare ndaj Salernitanes. Gazeta Si, 7 shkurt 2023

Në Salerno ishte sulmuesi Dushan Vlahoviç protagonist kryesor i ndeshjes. Në pjesën e parë ai realizoi me penallti fillimisht dhe më pas dha një asist për serbin tjetër, Filip Kostiç. Në pjesën e dytë Vlahoviç shënoi edhe golin e tretë dhe të dytin personal, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes.

Përveç Vlahoviç, një ndeshje të mirë bëri edhe argjentinasi Di Maria. Juventusi mban vendin e 10-të aktualisht dhe ndodhet ende shumë larg zonës europiane, por e rëndësishme është që bardhezinjtë janë çliruar disi pas tri ndeshjesh pa fitore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë