Kristiano Ronaldo është i domosdoshëm për Juventusin jo vetëm si futbollist, por sepse është një ikonë komerciale. Efektet e para të ardhjes së tij te Juventusi u ndjenë që në sezonin e parë, kur të ardhurat e klubit bardhezi u rritën me 55 milionë euro, por në harkun kohor të 3 vjetëve duhet të kompletohet cikli, edhe pse që tani po shihet për një CR7 të ri.
Çështja “Ronaldo” duhet të mbyllet shpejt nga klubi bardhezi. Është një zgjedhje e detyruar, për portugezin nuk mund të ketë asnjë masë, edhe pse ai e shfaqi hapur irritimin e tij për zëvendësimin gjatë ndeshjes me Milanin. Nuk është vetëm një nga futbollistët më të mëdhenj në botë dhe shënuesi më i mirë i Juventusit për sezonin e shkuar me 28 gola, por është edhe kolona kryesore për planin e rritjes globale të klubit bardhezi. Nuk është vetëm një sportist, por një ikonë. Kur Andrea Anjeli vendosi të bënte një blerje kaq të kushtueshme në verën e 2018-ës (100 milionë, plus 12 milion komisione dhe 58 milionë për pagën vjetore), e bëri duke pasur parasysh shfrytëzimin 360 gradë të portugesit, brenda dhe jashtë fushe. Ai është çelësi për të hyrë në tregje të reja dhe për të bërë kapërcimin në Champions.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2019/11/kico.jpg)
Sezonin e parë të portugezit Juventusi shiti një milion fanella, ndërkohë që u rritën të gjithë komponëntet e të ardhurave vjetore të klubit. Shikueshëmria u rrit, ashtu si dhe numri i tifozëve kudo në botë. Me CR7 Juventusi është pozicionuar tashmë në një vend më të mirë në treg, siç tregohet nga kontratat e reja me partnerët. Këtë sezon është firmosur një kontratë e re me “Adidas”-in që kalon nga 23 milionë në 51 milionë, ndërsa “Jeep”-i ka shtuar me 25 milionë fondin për Juventusin, nga 17 në 42 milionë). Por nuk përfundon me kaq.
Ronaldo është thelbësor për planin e zhvillimit të bardhezinjve. Në moshën 34-vjeçare duhet të tregojë gjithë forcën e tij si në nivelin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik. Kontrata e tij është 4-vjeçare, jemi ende në sezonin e dytë dhe përpara ka edhe shumë kohë. Është e vërtetë që me shtimin e kapitalit Juventusi po studion për një tjetër investim të madh, për të sjellë në Torino një Ronaldo të ri, i cili duhet të jetë tërheqës për gjeneratat e reja dhe për të ndihmuar zhvillimin e markës në zonat më strategjike të botës. Por është e vërtetë gjithashtu se Ronaldo “i vjetër” duhet që çke me të. Edhe për goxha kohë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.