Futboll

Juventus, probleme me Fair Play Financiar

Juventus ka probleme financiare, të paktën kështu pretendon RMC Sport, që i referohet informacioneve të bërë publike nga KPMG. Të ardhurat ka gjasë që të mos i mbulojnë më shpenzimet që jepen për pagat e futbollistëve.

https://twitter.com/pisto_gol/status/1217404087026831361

Drejtuesit e Juventusit kanë një çështje mjaft delikate për të zgjidhur, atë të respektimit të rregullave të “fair-play” financiar. Italianët ndodhet një situatë vërtet delikate të shkaktuar nga barra e pagave të lojtarëve. Sipas përllogaritjeve, klubi shpenzon 71% të të ardhurave vetëm për pagat, në një kohë që kufiri është 70% .

Klubi bardhezi, në fakt, pavarësisht rritjes së madhe të kapitalit dhe të ardhurave, ka edhe një zgjerim të deficitit, duke kaluar nga 18.2 në 40 milionë euro, me KPMG që parashikon të dhëna negative edhe për sezonin 2019/20. Është i vetmi klub në këtë situatë, në pesë ligat kryesore të Europës, pasi Barcelona, e cila ka pasur të njëjtin problem, arriti në 69%, duke ulur në mënyrë drastike shpenzimet për paga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë