Futboll

Juventus, operohet Demiral: Kthehet pas 6/7 muajsh

Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale për ndërtimin e ligamentit të kruciatit anterior e kurimin e meniskut të gjurit, të cilit iu nënshtrua Merih Demiral. Operacioni është kryer në klinikën Hochrum të Innsbruck nga profesor Christian Fink, në prezencë të mjekut të Juventus. Për mbrojtësin, i dëmtuar në ndeshjen kundër Romës, “kohët e rikuperimit të plotë janë 6-7 muaj”, siç ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi.

https://twitter.com/GianniJ08/status/1217389724786200577

Faktikisht, plani i rikuperimit lë shumë pak shpresa që Demiral të mund të kthehet në fushë për Europianin. I njëjti shqetësim edhe për Zaniolon, i dëmtuar në të njëjtën ndeshje. Të dy do të kenë nevojë për një mrekulli, megjithëse me siguri klubet e tyre përkatëse, do të tentojnë të mos nxitojnë, në mënyrë që të jenë të gatshëm për fillimin e sezonit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë