Futboll

Juventus mohon akuzat, tamponi i Ruganit s’u bë ditën e ndeshjes me Interin

Kur është bërë tamponi për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të Daniele Ruganit? Për të sqaruar deklaratat e bëra nga partnerja e lojtarit Michela Persico, që gjatë një interviste për portalin tpi.it kishte folur për kontrolle të kryera në mëngjesin e 8 marsit, ditën e ndeshjes me Inter, Juventus tha se testi nga ku rezultoi pozitiv lojtari është bërë në 11 mars me rezultatin që u konfirmua brenda të njëjtës ditë. Prej aty u morr vendimi për të vendosur në karantinë lojtarin, duke i izoluar të gjithë ata që kishin pasur kontakt me të, duke vazhduar më pas me një ekzaminim të përgjithshëm nga ku kanë dolën pozitivë Matuidi e Dybala.

Një sqarim i nevojshëm ai i Juventus, pas deklaratave të Persico, që ishte shprehur se kontrolli ishte bërë më herët, vetëm mëngjesin e ndeshjes me Inter: “Daniele sapo ishte kthyer në shtëpi nga stërvitja – janë fjalët e saj për portalin tpi.it – e ndihej jo mirë, me ethe, asgjë më shumë, por për siguri vendosi ta kalojë natën në Continassa, qendrën teknike të Juventus. Për një ndjenjë përgjegjësie, lajmëroi menjëherë edhe skuadrën se do ta kalonte natën aty, ku secili lojtar ka dhomën e tij në dispozicion gjithë vitin. Këtu lindi dyshimi. Pavarësisht se mëngjesin tjetër ndihej më mirë, me aprovimin e ekipit, u vendos të bëhej tamponi për COVID-19. Testi u bë në Continassa, pranë J-Medical e 24 orë më pas na erdhi rezultati. Daniele e bëri tamponin të dielën në 8 mars, e rezultati mbërriti në 9. E nga ajo ditë nuk e kam parë“.

Persico foli edhe për situatën aktuale të saj dhe lojtarit: " Tani jemi duke pritur për tamponët e radhës : nëse ato janë negative, duhet të bëhen të paktën edhe dy. "


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë