Muzike

Justin Bieber shet katalogun muzikor për 200 milion dollarë

Justin Bieber ka shitur katalogun muzikor, duke u bërë pjesë e një liste në rritje të artistëve që kanë nënshkruar marrëveshje për të drejtat e autorit. Bieber ia shiti katalogun e tij Hipgnosis sipas deklaratave të menaxherit Scooter Braun.

“Për 15 vjet kam qenë dëshmitar i këtij udhëtimi dhe sot jam i lumtur për të gjithë ata që janë përfshirë. Madhështia e Justin sapo ka filluar”, tha Braun.

Marrëveshja është mbyllur për 200 milion dollarë dhe sipas Rolling Stone, është shifra më e madhe që është parë mes artistëve të gjeneratës së Bieber.

Kur një katalog muzikor shitet, 100% e interesit të autorit dhe të kompozitorit, të gjitha të ardhurat dhe të drejtat në secilën këngë, hiqen.

Thënë kjo, duke shitur katalogun muzikor Justin Bieber ka hequr dorë nga çdo fitim i mundshëm në këngët e tij.

Bob Dylan, Bruce Springsteen, Neil Young, Stevie Nicks, Justin Timberlake, Sting etj, kanë shitur së fundmi të drejtat për këngët e tyre. Shakira gjithashtu ka shitur të drejtat për hite si "Hips Don't Lie", "Whenever, Wherever" dhe "She Wolf".

Bieber ka publikuar gjashtë albume midis 2010 dhe 2021, si dhe një numër albumesh remix dhe përmbledhjesh.

Ai gjithashtu ka dhjetëra këngë dhe ka bashkëpunuar në shumë këngë remix, siç është ajo me Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, “Despasito”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë