Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker bëri thirrje sot në një konferencë, që të respektohet Italia dhe qeveria e saj e aleancës mes populistëve dhe ekstremit të djathtë, duke kërkuar që të mos i jepen mësime Romës.
“Ne duhet të tregojmë respekt kundrejt Italisë”, deklaroi Juncker për gazetarët e grupit mediatik “Funke Mediengruppe”, një ditë pas mbajtjes së betimit të qeverisësë krijuar nga Liga (ekstremi i djathtë) dhe Lëvizja Pesë Yjet (L5Y, antisistem).
Kjo qeveri e pazakontë do të drejtohet nga Giuseppe Conte, një jurist krejtësisht i ri në politikë që do aplikojë programin kundër masave shtrënguese dhe të sigurisë mbi të cilat dy palët kanë rënë dakrod para dy javësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.