Njerez

Julian Assange, njeriu i sekreteve

Për mbështetësit e tij, Julian Assange është një luftëtar i guximshëm që kërkon ti’i shkojë deri në fund të vërtetës. Për kritikët është një oportunist që ka rrezikuar jetën e shumë njerëzve duke bërë publike shumë informacione të klasifikuara. Megjithatë arrestimi i krijuesit të WikiLeaks në Ambasadën e Ekuadorit në Londër ishte një lajm i tronditës si për kritikët ashtu edhe për dashamirësit e tij.

47-vjeçari e ka mbrojtur vazhdimisht WikiLeaks si një organizatë transparente jo-fitimprurëse, duke thënë se publiku ka të drejtë të dijë se çfarë po ndodh prapa "dyerve të mbyllura". WikiLeaks ka ekspozuar krimet dhe abuzimet e organizatës më të fuqishme në botë: kompleksit ushtarako-industrial. Dhe ky kompleks reagoi menjëherë, me një hetim masiv ndaj tij.

Assange u bë i njohur pas publikimit të mijëra dokumenteve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Ushtrisë Amerikane . Assange shkoi edhe me larg, duke publikuar disa dokumente të CIA-s një sërë emailesh të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike në SHBA. Lëvizja më e madhe e WikiLeaks ka qenë publikimi i emaileve të Hillary Clinton, gjatë fushatës presidenciale, të cilat sipas një sërë ekspertësh, bënë që ish-zonja e parë të humbte zgjedhjet.

Assange përshkruhet nga miqtë dhe kolegët si një njeri i fjalës, këmbëngulës dhe shumë inteligjent. Ai krijoi WikiLeaks, domenin që ka tronditur opsionin publik me dokumentet dhe imazhet konfidenciale në vitin 2006 dhe tërhoqi vëmendjen e mbarë botës në prill të vitit 2010, kur publikoi pamjet që tregonin ushtarët amerikanë duke vrarë 18 civilë nga një helikopter në Irak.

FILE - In this May 19, 2017 file photo, WikiLeaks founder Julian Assange greets supporters from a balcony of the Ecuadorian embassy in London. The Justice Department's indictment Friday, July 13, 2018 of 12 Russian military intelligence officers for U.S. election hacking undermine denials by WikiLeaks founder Julian Assange that the Russian government was the source of stolen Democratic Party emails published by the anti-secrecy organization. (AP Photo/Frank Augstein, File)

Por, më vonë ai vit, ai u arrestua në Britaninë e Madhe dhe u dorëzua pasi Suedia lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar mbi akuzat për sulme seksuale. Themeluesi i WikiLeaks kishte argumentuar gjithmonë se ai nuk mund të largohej nga ambasada sepse kishte frikë se do të ekstradohej nga Suedia në SHBA dhe do të torturohej për publikimin e dokumenteve të fshehta amerikane.

Assange lindi në shtetin australian të Queenslandit, në vitin 1971 dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë, pas divorcit të prindërve. Ai u bë një baba në moshën 18 vjeçare dhe duhet të punonte disa punë për të mbajtur të birin.

Zhvillimi i internetit i dha atij një shans për të përdorur aftësitë në matematikë, por edhe e futi në telashe të mëdha. Në vitin 1995, Assange u akuzua për pirateri, u kap dhe u shpall fajtor. Ai u gjobit me mijëra dollarë dhe u lirua me kusht. Assange më pas kaloi tre vjet duke punuar me një akademik që po studionte anën e errët të internetit dhe shkroi një libër, i cili u bë një bestseller në fushën e informatikës. Në vitin 2006, Assange do të mblidhte rreth vetes njerëz me mendime të ngjashme më të tijat, për të krijuar WikiLeaks. Pas videos në Irak, WikiLeaks vazhdoi të publikote dokumente të tjera, duke përfshirë pesë milionë emaile konfidenciale të kompania Stratfor. Megjithatë, Ëikileks ishte duke luftuar për mbijetesë në vitin 2010, kur një sërë institucionesh financiare amerikane filluan të bllokonin donacionet. Atij iu dha shtetësia ekuadoriane në dhjetor të vitit 2017. Ekuadori i kërkoi Londrës ta njihte Assange si një agjent diplomatic, një status që mund t’i jepte imunitet, por kjo kërkesë u refuzua nga Britania. Assange ka këmbëngulur vazhdimisht për pafajësinë e tij duke pretenduar se akuzat nuk ishin asgjë më shumë se një përpjekje për ta ekstraduar atë në SHBA.


WikiLeaks vazhdoi të publikote dokumente të tjera, duke përfshirë pesë milionë emaile konfidenciale të kompania Stratfor. Megjithatë, Ëikileks ishte duke luftuar për mbijetesë në vitin 2010, kur një sërë institucionesh financiare amerikane filluan të bllokonin donacionet. Atij iu dha shtetësia ekuadoriane në dhjetor të vitit 2017. Ekuadori i kërkoi Londrës ta njihte Assange si një agjent diplomatic, një status që mund t’i jepte imunitet, por kjo kërkesë u refuzua nga Britania. Assange ka këmbëngulur vazhdimisht për pafajësinë e tij duke pretenduar se akuzat nuk ishin asgjë më shumë se një përpjekje për ta ekstraduar atë në SHBA.

Assange gjithashtu ka fëmijë të tjerë; në një letër të hapur drejtuar presidentit francez François Hollande, ai deklaroi se fëmija i tij më i vogël jeton në Francë me nënën e tij.
Ai gjithashtu tha se familja e tij ishte përballur me kërcënime me vdekje për shkak të punës së tij, duke i detyruar ata të ndryshonin identitetet dhe të shkëputnin kontaktin me të.

Pas publikimit të vitit 2010, qeveria amerikane nisi një hetim penal ndaj WikiLeaks dhe u kërkoi ndihmë të gjitha vendeve perëndimore.

Më 19 qershor 2012, Ministri i Jashtëm ekuadorian Ricardo Patiño njoftoi se Assange kishte aplikuar për azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Të gjitha menduan se cësthja “Assange” mori fund në vitin 2017, kur autoritetet suedeze hodhën poshtë hetimin e tyre kundër Assange. Që nga përfundimi i hetimit, ka pasur një sërë pyetje se përse Assangë kishte zgjedhur të qëndronte në ambasadë. Të afërm të tij thonë se Assnage jetonte nën hijën e kërcënimit të hetimeve sekrete amerikane dhe thirrjeve për vrasjen e tij nga shumë politikanë amerikanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë