Njerez

“Johns Hopkins”, njerëzit pas hartës më të saktë globale të Covid-19

Shumë faqe në internet përpiqen të ndjekin në kohë rekord përhapjen e koronavirusit të ri në shumë vende të botës. Një ndër faqet kryesore ku të gjithë besojnë informacionet është ajo e Organizatës Botërore të Shëndetit. Pas kësaj faqeje është uebi i Lauren Gardner, bashkëdrejtuese e Qendrës së Shkencës në Universitetin "John Hopkinks". Në një intervistë për “Science”, që Gazeta "Si" jua sjell më poshtë, ajo shpjegon sfidën pas përpunimit të dhënave, çka e ka bërë uebfaqjen coronavirus.jhu.edu/map, një nga më të klikuarat në botë.

Ka shumë site që ndjekin rastet e Covid-19 në kohë rekord. Si arriti që kjo e juaja të jetë më e kërkuara?
"Ndoshta sepse ka qenë e para që dha informacionin. Ne ishim të parët që transmetuam informacionin në janar, kur epidemia shpërtheu fillimisht në Kinë. Studenti im Ensheng Dong, i cili është kinez, ishte personalisht i interesuar dhe pas disa orësh ne ndërtuam një hartë origjinale dhe të nesërmen unë e shpërndava në Twitter, kështu që menjëherë u bë e njohur".

Universiteti "Johns Hopkins"

Paneli juaj ka një sërë të dhënash dhe është si referencë për një sërë artikujsh. Si jeni të sigurt se shifrat janë të sakta?
"Ka miliona sy që janë të interesuar për këtë çështje. Nëse nuk do të jemi në rregull, njerëzit do të na kontaktojnë shumë shpejt për të na thënë se ka raste të reja. Ne gjithashtu kemi një sistem të zbulimit të anomalisë që na alarmon për mospërputhje në raportet e numrave që mbledhim automatikisht. Ne jemi vërtet të kujdesshëm për të referuar të dhënat ndërkombëtare. Ajo që unë do të dëshiroja është që të gjitha autoritetet e ndryshme shëndetësore lokale të vazhdojnë të përmirësojnë raportimin e tyre në një mënyrë që të mund t'i tërheqim të dhënat direkt prej tyre sesa nga raportet e mediave lokale".

Sa i madh është ekipi juaj?
"Në fillim, ishte grupi im, i cili ka rreth gjashtë vetë. Por më vonë Hopkins arriti dhe ofroi mbështetje për shtimin e ekipit. Tani, Laboratori i Fizikës së Aplikuar në Hopkins ndihmon në kurimin dhe teknologjinë e të dhënave në fund. Esri, kompania që ka softuerin e hartës, ndihmon në menaxhimin e platformës. Njerëzit në Hopkins menaxhojnë median dhe komunikimet. Por grupi është akoma më i vogël se ç'duhet të jetë për atë që ne po bëjmë.

Si është ngarkesa e punës? A punoni me turne?
"Për më shumë se 2 muaj, ne po mundoheshim të merrnim vendime se nga mund të mbledhim të dhëna të besueshme. Ne fillimisht shkruanim gjithçka vetë, ndërsa tani gjithçka është e automatizuar me kontrolle të ndryshme. Harta azhurnohet automatikisht çdo orë. Ne thjesht po mundohemi të bëjmë këtë gjë sa më mirë që të jetë e mundur edhe pse e dimë që nuk është perfekte, sepse cdo ditë është një surprizë e re".

Ndërsa numri i rasteve të COVID-19 rritet, a ka më shumë punë?
"Në fakt është më pak punë manuale sepse është sistemi i automatizuar. Ne po harxhojmë më shumë kohë duke disa kërkime të tjera tashme. Pothuajse 90% e interesave dhe përpjekjeve të mia janë përsëri në modelimin matematikor rreth kësaj sëmundje. Ne jemi duke bërë vlerësimin e rrezikut në kohë reale për ato që po ndodhin, duke synuar t'i sjellim këto rezultate përsëri tek politikëbërësit për t’i thënë, "Këtu janë vendet për të cilat duhet të shqetësohemi nesër. Ne mund ta bëjmë, kështu që duhet të jemi duke ndihmuar me këtë proces”. /Science


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë