Njerez

John Travolta dhe Kirstie Alley, një histori dashurie që nuk ndodhi kurrë

Kirstie Alley dhe John Travolta nuk patën kurrë një lidhje dashurie dhe jo sepse nuk donin.

Alley, e cila vdiq të hënën në moshën 71-vjeçare pas një sëmundjeje, foli shpesh për ndjenjat e saj për Travoltën, të cilin e quajti "dashuria më e madhe" e jetës së saj.

Dyshja luajtën së bashku në filmin ‘Look who is talking’ (Shiko kush po flet) që u shfaq në kinema në 1989.

Gjatë një interviste në vitin 2018 në "Celebrity Big Brother U.K.", Alley foli se sa e lehtë është të dashurohesh me aktorët.

Ajo foli për dy aktorë që ka luajtur dhe që kishte filluar të  ndjente për to por që kurrë nuk hodhi një hap drejt tyre. Patrick Swayze dhe Travolta.

“Për pak ika dhe u martova me John. Unë e doja atë, unë ende e dua atë", tha Alley asokohe.

“Nëse nuk do të isha e martuar do të martohesha me të”.

Në të njëjtin vit që u shfaq në reality show, ylli i "Cheers" foli për Travoltën edhe gjatë një bisede në podcast "The Dan Wootton Interview".

Ajo tha se “të mos flija me yllin e filmit ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, sepse isha marrëzisht e dashuruar me të”.

"Ne kalonim shumë bukur bashkë por përsëri nuk kishim kurrë një marrëdhënie përtej kësaj sepse nuk kam dashur kurrë ta tradhtoj burrin tim”.

Alley ishte e martuar me aktorin Parker Stevenson në atë kohë. Çifti u divorcua në vitin 1997.

Në vitin 2013, Alley i tha Hoëard Stern se edhe Travolta kishte ndjenja për të por të dy e respektuan martesën e saj.

“Mu deshën vite që të mos e shikoja John me syrin e një gruaje të dashuruar”, tha ajo.

Travolta u martua me aktoren Kelly Preston në vitin 1991 dhe kjo ishte një tjetër arsye pse ato të dy nuk mund të shkonin më tej me marrëdhënien e tyre.

"Kelly erdhi tek unë dhe më tha: Pse flirton me burrin time?”, ka treguar Alley duke shtuar se pikërisht në këtë moment e kupto se duhej të merrte një vendim përfundimtar se mes tyre nuk do të kishte kurrë gjë.

Travolta bëri homazhe për Alley në rrjetet sociale të hënën.

“Marrëdhënia që kisha me Kirstie ishte një nga marrëdhëniet më të veçanta që kam pasur ndonjëherë. Të dua Kirstie, e di se do të shihemi përsëri”, shkroi ai në Instagram.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë