Futboll

Jo vetëm Shqipëria, skandalet më të bujshme kur është ngatërruar Himni

Ngatërrimi i Himnit të Shqipërisë me atë të Andorrës mbrëmjen e së dielës para ndeshjes Francë-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, ka bërë xhiron e medieve botërore. Por kjo gafë e organizatorëve francezë nuk e është e para në historinë e sportit, pasi gjatë aktiviteteve sportive më herët ka pasur shumë raste të ngjashme, madje edhe më të rënda.

Finlandë 1952

Rasti i parë është regjistruar në vitin 1952 në Finalandë, kur Josy Barthel nga Luksemburgu fitoi garën e 1.500 metrave në Olimpiadën Verore të 1952 në Helsinki, duke mposhtur Bob McMillen nga Shtetet e Bashkuara dhe Werner Lueg të Gjermanisë. Barthel qau në majë të podiumit nga emocionet, ndërkohë që banda që ekzekutonte Himnin nuk mundi ta gjente dot Himnin e Luksemburgut dhe u vazhdua ceremonia e himnet e SHBA-ve dhe Gjermanisë.

Austri, 1977

Në verën e vitit 1977-të, në zemrën e Alpeve Austriake, Alan Jones i Australisë fitoi Grand Prix-in e tij të parë në Formula 1. Por kur u ngjit në podin e fituesve ai nuk dëgjoi himnin australian, por  këngën që interpretohet për rastet e datëlindjeve "Gëzuar Ditëlindjen për Ty". Organizatorët, siç duket, nuk kishin mësuar nga gabimi i homologëve të tyre finlandez 25 vjet më parë.

Australi, 2003

Përsëri edhe këtë herë gabimi me Himnin mund të shkaktonte një krizë diplomatike. Të paktën ka provokuar zemërim dhe largimin e Sekretarit Spanjoll të Shtetit për Sport, Juan Antonio Gomez-Angulo. Ky i fundit nuk u hezitua të linte stadiumin në Australi, pasi himni i keq spanjoll ishte luajtur në ceremoninë e hapjes së finales së Davis Cup në 2003. Ministri shprehu "zemërimin e tij të plotë" dhe premtoi se do ta kalonte çështjen në forume ndërkombëtare.

Angli, 2007

https://youtu.be/SxBFzgALQXg

Çfarë ndryshimi bën një shkronjë? Himni i Kombëtares Kroate përfshin edhe frazën "Mila kuda si planina"  që do të thotë " ne i duam malet e tua o e bukur." Por në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian të vitit 2008 midis ekipeve të futbollit të Kroacisë dhe Anglisë në nëntor 2007, këngëtari britanik Toni Henry këndoi, "Mila kura si planina": që në thelb do të thoshte: "E dashur, penisi im është sa një mal". Kroacia e fitoi atë ndeshje me rezultatin 2-3, duke shkuar në Europian dhe lënë jashtë Anglinë.

Kazakistan, 2009

https://youtu.be/Fp7Ky5023Qo

Një situatë tjetër e çuditshme ndodhi gjatë një ngjarje rajonale skijimi në qytetin kazak të Kostanait, kur kënga e famshme e Ricky Martin Livin 'la Vida Loca” u luajt në vend të himnit kombëtar uzbek gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Kuvajt, 2012

https://youtu.be/PLHVJfju_wQ

Ngatërresa më e pacipë e Himnit i ka ndodhur Kazakistanit në vitin 2012 gjatë një kompeticioni aziatik. Kur Maria Dmitrienko nga Kazakistani fitoi një medalje të artë në Kampionatin Aziatk të Qitjes në Kuvajt në vitin 2012, organizatorët luajtën versionin ironik të himnit të Kazakistanit, ku fjalët e përdorura ishin shumë të rënda.

Angli, 2012

Gjatë Olimpiadës së Londrës në vitin 2012 u shfaq flamuri i Koresë së Jugut, në vend të Koresë së Veriut. Tensionet u shtuan dhe më tepër midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut kur flamuri i Koresë së Jugut u shfaq pranë profileve të lojtarëve të Koresë së Veriut, të cilat pasi e vunë re këtë gjë u larguan nga fusha para ndeshjes së tyre kundër Kolumbisë.

Kinë, 2014

Në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Artistike në vitin 2014 në Kinë, ukrainasi Oleg Vernyayev dëgjoi një melodi të panjohur që po ekzekutohej në vend të himnit kombëtar të vendit të tij gjatë ceremonisë së tij fituese. Më vonë u kuptua se organizatorët kishin luajtur himnin e Uzbekistanit për atletin, i cili qëndroi në pod derisa u gjet Himni i vendit të tij.

Sllovaki, 2014

https://youtu.be/8TkMT0tkvDU

Himnet mund të ngatërrohen me njëri tjetrin, por me një këngë, si mund të bëhet kjo ngatërrese? Gabimi në fjalë gjatë një ndeshje të Maltës kundër Sllovakisë në vitin 2014. Në vend të himnit maltez u ekzekutua kënga "Numb" e grupit Linkin Park, duke shkaktuar ilaritetin ne stadium. Kjo ngatërrese u kalua me një buzëqeshje, me lojtarët maltezë që nuk e shmangën humbjen 1-0 ndaj Hungarisë.

Serbi, 2015

https://youtu.be/HC---fnft8k

Një episod i pazakontë i detyroi basketbollistët francezë që të këndojnë Marsejezën (Himnin francez) ‘a capella’ gjatë një ndeshje miqësore në Serbi në vitin 2015. Zëri i Himnit ishte shumë i ultë dhe nuk zgjati deri në fund, me zërin që nuk u dëgjua më në pallatin e sportit. Pasi u kuptua se rregullimi i sistemit të audios do ishte një mision i pamundur, lojtarët francezë nuk u demoralizuan, por filluan ta këndojnë Himnin pa muzikë “a capella”

SHBA, 2017

Gjatë turneut të tenisit, Fed Cup në Hauai në sfond u vu Himni nazist në vend të atij gjerman. Himni ishte një version i vjetër dhe i diskutueshëm i himnit gjerman, me fraza jashtëzakonisht nacionaliste dhe naziste, duke detyruar Federatën Amerikane të tenisit të kërkojë falje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë