Gafa me Himnin shqiptar para fillimit të ndeshjes, Francë – Shqipëri bëri xhiron e botës në të gjitha mediet. Por nuk ishte vetëm Himni që bëri “çorap” këtë ndeshje. Pasi në momentin kur i gjet Himni i duhur i Shqipërisë, folësi u ngatërrua sërish, duke thënë “tani do të dëgjojmë himnin e Armenisë”, duke e ngatërruar sërish nga Albania në Armenia. Pas këtyre dy gabimeve të rënda, i pari që reagoi ishte trajneri i Francës, Didier Deshamps. Ai kërkoi falje që në momentin e vendosjes së himnit, nuk ishte ai shqiptar, por ai i Andorrës. Tekniku kampion botë tha se i kishte kërkuar ndjesë stafit shqiptar, duke pranuar se ishte një gafë shumë e rëndë nga ana e organizatorëve të ndeshjes.
“Unë i kërkova falje të gjithë stafit drejtues të Shqipërisë”- tha Deshamps në konferencën pas ndeshjes së fituar 4-1. “ Është një gjë që nuk duhet të ndodhë kurrë më. Unë i kuptoj shumë mirë lojtarë dhe tifozët e shumë shqiptarë, të cilët pritën deri në fund që të dëgjonin himnin e tyre dhe mund t’i kuptoj si janë ndjerë.”
Më tej Deshamps ka folur edhe për mungesat e shumta që kushtëzojnë ekipin e tij këto dy ndeshje. Më mungesat e Pogba, Mbape, apo Kante, ai tha se është i lumtur për dy golat e Koman kundër Shqipërisë.
“Kur Kingsli Koman në atë llojë formë është shumë e vështirë që ta mbaj në stol, por edhe për kundërshtarët që ta ndalin. Ne i dimë shumë mirë cilësitë e tij dhe më siguri që në të ardhmen nga Koman presim akoma dhe më shumë.”- tha Deshamps.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.