Bota

Jo vetëm Nikki Haley, Michelle Obama ‘frikëson’ Trumpin për zgjedhjet presidenciale

Gazeta Si – Në garën e ethshme për zgjedhjet presidenciale, dy gra prishin gjumin në dukje të qetë të Donald Trump dhe Partisë Republikane.

Jo vetëm që ish-ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, e cila doli e mundur në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, sfidoi kundërshtarin e saj që të përballej drejtpërdrejt me të në një debat publik.

Tani në horizont shfaqet edhe "hija" e Michelle Obamës: nëse ish-Zonja e Parë, e fortë në sondazhe, vendos në minutën e fundit të zbresë në fushë në vend të Bidenit, skenari për Shtëpinë e Bardhë mund të ndryshojë në mënyrë drastike në favor të demokratëve.

Edhe pse është e sigurt se ka në xhep nominimin e Grand Old Party (Partia Republikane), miliarderi është i irrituar, e ndoshta edhe i shqetësuar, nga rivalja e tij, Nikki Haley, e cila, e galvanizuar nga suksesi mes votuesve të moderuar dhe nga rezultati që i ka kaluar pritshmëritë, jo vetëm nuk donte të tërhiqej nga gara, por dëshiron të përfitojë nga avantazhi i të luajturit në vendlindjen e saj në votimin e radhës, më 24 shkurt, në Karolinën e Jugut.

“Ajo e ka trurin si pulë”, e sulmoi ai në rrjetin social “Truth” pak orë pas fitores së saj me 54.5% (12 delegatë) kundrejt 43.3 (9 delegatëve).

“Ajo u vesh për mbrëmje dhe foli sikur të kishte fituar, por humbi!”, vijoi Trump që ndoshta shpresonte të fitonte me një diferencë më të madhe, 20% e parashikuar nga sondazhet një ditë më parë.

Megjithatë, nervozizmi i Trump mund të shkaktohet edhe nga një tjetër “rrezik”, këtë herë jo i brendshëm, por që vjen nga demokratët. Të cilët kanë filluar të kenë frikë se presidenti aktual Joe Biden, i cili gjithashtu ka besim në rizgjedhjen e tij, mund të mos jetë zgjidhja e duhur për të rifituar Shtëpinë e Bardhë.

Sipas disa vëzhguesve, është se sa pak entuziazëm ka treguar familja Obama në javët e fundit për të mbështetur njeriun që ishte zëvendësi i Barack gjatë presidencës së tij historike.

Dhe nuk është e sigurt që Michelle do të vendosë të dalë në fushë në zgjedhjet e ardhshme në pranverë. Në atë moment, loja do të bëhej shumë më e vështirë për Donald Trump, sepse të gjitha kritikat e tij për moshën e Biden dhe pretendimin "si i papërshtatshëm" për një mandat të dytë, do të humbnin.

Michelle Obama, për shkak të karizmës së saj, konsiderohet nga shumë si një kundërshtare e frikshme, e aftë për të mposhtur të gjithë fushatën e Trump, i cili tashmë nuk gëzon popullaritet të mirë për shkak të tonit të tij, i cili shpesh kritikohet edhe nga republikanët.

Ana tjetër e medaljes është se Michelle, një kandidate e fortë, do të bashkonte anën konservatore, aktualisht të ndarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë