Media Galeri

Jo të gjithë e kanë privilegjin të vizitojnë zyrën e Joe Biden

Pak më shumë se një muaj pas transferimit të Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, dy qentë e tij kanë vizituar edhe zyrën e presidentit amerikan.

Champ dhe Major, dy qentë e racës pastor gjerman, kanë pozuar pranë presidentit Biden, i cili në Tuiter ka shkruar: "Jo të gjithë e kanë privilegjin të hyjnë në këtë studio. Jam i lumtur që ata janë mes këtyre të privilegjuarve”.

Dy qentë janë pjesë e familjes prej shumë kohësh: Champ nga dhjetori i 2008-ës, kurse Major që prej nëntorit të vitit 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë