Politike

Gjermania voton pro hapjes së negociatave me kushte të zbutura

Ashtu sic ishte përfolur, Gjermania ka vendosur sot për të hapur negociatat me Shqipërinë pas plotësimit të kushteve. Pasditen e kësaj të marte në grupi më i madh politik CDU CSU ka votuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian me 75 vota pro dhe 28 kundër.

CDU CSU ka votuar kështu draftin e dokumentit që do të votojë të enjten Budenstagu Gjerman.

Deputetët gjermanë megjithatë kanë vënë disa kushte shtesë për Shqipërinë, të cilat i kanë ndarë në dy etapa. Dy duhen plotësuar para konferencës së parë të anëtarësimit dhe shtatë të tjera para se të fillojë konferenca e dytë, respektivisht hapja e kapitujve të parë (23 dhe 24).

"DW" shkruan se dy kushtet e vendosura nga Bundestagu para se të fillojë konferenca e parë e anëtarësimit, e cila pritet të jetë nga pranvera e vitit te ardhshëm janë funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe miratimi i reformës zgjedhore. Sipas deputetëve, ligji i ri zgjedhor duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore.

Para se të fillojë konferenca e dytë e anëtarësimit, gjegjësisht, para se të hapen dy kapitujt e parë, të negociatave, deputetët kërkojnë nga qeveria federale që të ketë konstatuar përmbushjen e këtyre kushteve nga ana e Shqipërisë:

Situata politike vendin tonë cilësohet në këtë rezolutë tejet e rëndë, ndaj edhe aktorëve politikë i bëhet thirrje të nisin sa më shpejt dialogun për ta kapërcyer atë.

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”,- thuhet në rezolutën e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD.

Në dokumentin e votuar nga CDU/CSU dhe që tashmë i është dërguar Bundestagu thuhet se: Vitet e fundit, vendi ka filluar pjesërisht reformat thelbësore politike për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse gjyqësore është duke u zhvilluar, gjithashtu.”



Por koalicioni qeverisës i vë në dukje Shqipërisë mangësitë kryesore lidhen me institucionet e reja të drejtësisë, të cilat theksohen se nuk janë ende funksionale.

“Institucionet e reja për vetë-administrimin e gjyqësorit janë ngritur, por nuk janë akoma funksionale. Prandaj janë ndërmarrë hapa për të forcuar pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë tani duhet të plotësohen. Gjithashtu e rëndësishme është të sigurohet rimarrja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kualifikuar dhe të pavarur”, thuhet në dokument.

Bundestagu vëren se:

  1. • Të gjithë 57 gjyqtarët dhe prokurorët e listes prioritare të gjykatave dhe prokurorive të nivelit më të lartë u morën në pyetje në kuadër të procesit të verifikimit. Personat e verifikuar me rezultat negativ u larguan nga detyra.
  2. • Është paraqitur një ligj për reformën zgjedhore që përputhet me rekomandimet e OSBE / ODHIR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatës zgjedhore, por mbetet për t'u vendosur.
  3. • Janë ndërmarrë disa procedime penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për vepra penale në procesin e vetingut. Të tjera duhet të pasojnë.
  4. • Në Gjykatën Kushtetuese u verifikuan të gjithë gjyqtarët dhe u shkarkuan të gjithë gjyqtarët e pakualifikuar nga veting-u. Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka vetëm një anëtar, ndërkohë që Gjykata ka një numër të madh të çështjeve në pritje. Gjykata Kushtetuese pritet të jetë në gjendje të punojë në muajt e ardhshëm me pesë nga nëntë anëtarët e rregullt të saj.
  5. • Gjykata e Lartë aktualisht përbëhet nga vetëm një gjyqtar nw detyrw dhe dy gjyqtarë të deleguar. Verifikimi i kandidatëve nuk ka përfunduar ende. Për shkak të procedurave të gjata të verifikimit, nuk pritet që Gjykata e Lartë të jetë funksionale para fundit të vitit 2019.
  6. • Detyra e Prokurorit të Përgjithshëm kryhet nga një prokuror i përkohshëm dhe duhet të përzgjidhet një prokuror sipas mandatit sa më shpejt të jetë e mundur.
  7. • Për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar u krijua struktura speciale e kërkuar SPAK, një Gjykatë speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për këtë Shqipëria bashkëpunon ngushtë me ekspertë nga Gjermania, Austria dhe shtetet e tjera anëtare dhe ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me EUROJUST. Deri tani janë miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë 15 kandidatë. SPAK pritet të fillojw funksionimin deri në fund të vitit 2019.
  8. • Prokuroria ka ndërmarrë një hetim kundër atyre që akuzohen për blerje votash; megjithatë, deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti. Duhet të fillojnë menjëherë procedime penale dhe të përfundojnë shpejt, sapo të vërtetohet një dyshim për veprën.
  9. • Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 ishin kryesisht paqësore; megjithatë mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.
  10. • Ndërsa hetimet proaktive, ndjekjet penale dhe dënimet në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar po njohin sukses, ato duhet të vazhdojnë me shpejtësi dhe energji në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe zyrtarët dhe politikanët e nivelit të lartë.
  11. • ​Progres është arritur edhe në reformën administrative. Për shembull, legjislacioni i shërbimit civil është miratuar dhe janë krijuar struktura për trainimin dhe rekrutimin e personelit profesional administrativ. Megjithatë zbatimi po përparon ngadalë.
  12. • Është forcuar lufta kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të saj. Falë grupeve të përbashkëta hetimore me Italinë dhe Gjermaninë, mundën të arrestoheshin grupe kriminale në Itali. Kultivimi i drogës mundi të frenohej, por në vend të saj është rritur roli i Shqipërisë në trafikun e saj.
  13. • Deklaratat politike dhe përpjekjet për bashkimin e popullatës shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nën Shqipërinë e Madhe mund të çojnë në konflikte të paparashikueshme në Ballkanin Perëndimor. Ato duhet të ndalen menjëherë sepse këto përpjekje do të ishin të papajtueshme me anëtarësimin në BE dhe do të çonin në ndërprerjen e negociatave të anetarësimit.

Rezoluta ka përmendur edhe 30 qershorit, duke kërkuar procedime penale të shpejta për ata që janë përfshirë në blerje votash si edhe trafikun e droges. Më tej, në dokument thuhet se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila si çështje të parë do të dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të ribëhen në bazë të ligjit të ri zgjedhor.

"Një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit dhe nëse urdhërohet përsëritja e këtyre zgjedhjeve ato të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor. Kushtet e tjera kanë të bëjnë me ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë si SPAK, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, dënimi i zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pavarësisht se sasia e kanabisit të konfiskuar në Itali ra me 81% brenda një viti, viti (6,59 ton në vitin 2018 krahasuar me 34,72 ton në vitin 2017) për grupet parlamentare në Gjermani, Shqipëria mbetet sidoqoftë, bazë e trafikut të drogës për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm", deklaron rezoluta.

Bundestagu gjithashtu i kërkon Qeverisë Federale që ne Këshillin Europian të miratohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë parimisht vetëm me kushtin, që konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojw plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

  • - Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar.
  • - Të merret vendim për reformën zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e komisionit ad hoc të reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019.) Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave pwrmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojw plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:
  • - Zbatimi i ligjit për reformen zgjedhore të inicuar
  • - Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme;
  • - Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve,
  • - Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar
  • - Progres solid në krjimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar,
  • - Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e parregullsive,

Ky skenar ishte parashikuar nga eksperti gjerman Bodo Webër i cili është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi se ndryshe nga qershori, Gjermania dhe Franca kanë arritur tanimë një marrëveshje kur bie fjala për Shqipërinë. Bashkëpunëtori i Lartë në Këshillin e Politikave të Demokratizimit në Berlin, thotë se presidenti francez Emmanuel Macron ishte gati të jepte dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut nëse Gjermania nuk do të kishte insistuar që duhet të hapeshin edhe negociatat me Shqipërinë. Shkak për këtë mosmarrëveshje, duket të jetë bërë kriza politike në vendin tonë.

Sipas Weber, Gjermania dhe Franca kanë gjetur tanimë një zgjidhje të mesme. Analisti bën të ditur se Merkel dhe Macron kanë arritur një marrëveshje për një shkëputje të pjesshme, sipas të cilës Shqipërisë iu vendosen disa kushte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë