Jete & Stil

Gjumi, paralajmërimi i studiuesve

Gjumi dhe pagjumësia janë dy fenomene të cilët kanë një ndikim të theksuar në mbarëvajtjen e organizmit prandaj është e rëndësishme që të kemi informacion në lidhje me të mirat dhe dëmet që na vijnë nga ky proces.

Sipas një studimi të zhvilluar në SHBA pak kohë më parë, rezulton se personat të cilët flenë pak dhe ato që e tejkalojnë me gjumin janë më të rrezikuar nga sulmi në tru.

Ky është një studim që u krye në një periudhë kohe prej nëntë vitesh, ku pjesë u bënë 204.000 të anketuar me shtypje të lartë të gjakut, rreziku shumë më i madh për sulm në tru ishte vërejtur te personat që mesatarisht kishin fjetur më pak se pesë orë si dhe te ata që kishin fjetur mesatarisht më shumë se tetë orë gjumë.

Të flesh më pak se gjashtë orë gjithashtu pengon aftësitë tuaj për të kryer detyra të thjesht.

Sipas analizës së shkollës së mjekësisë në Harvard,  shumica e njerëzve nuk verejtën e mungesës së gjumit

Megjithatë kur tek ta erdhi momenti i kryerjes së detyrave të caktuara dhe të kujtesës, hapësira e vëmendjes së tyre ishte e kufizuar. Mjeket thonë se ky studim duhet të jetë paralajmërim për miliona njërëz të cilët , nga ngarkesa apo puna e tepërt , marrin kohë nga orët e gjumit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë