Lajme

“Jo kampe refugjatësh në këmbim të pranimit në BE”

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë se Shqipëria nuk do të pranojë kurrë ngritjen e kampeve të refugjatëve. Në një prononcim për prestigjiozen gjermane ‘Bild’, Rama ka theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut, por të drejtë në raport me barrën europiane.

Ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh për BE. Njerëz të dëshpëruar nuk mund të hidhen si mbeturina toksike. Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut të drejtë në raport me barrën evropiane.

“Edhe në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria nuk do të ndërtonte kampe refugjatësh. Kriza e refugjatëve duhet të trajtohet pavarësisht nga gjendja aktuale e përpjekjeve tona të pranimit në BE”, u shpreh kreu i qeverisë.

Pas nisjes së fluksit të emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore drejt Europës, liderët e BE janë duke planifikuar ngritjen e një kampi jashtë Unionit, ndërsa nga mediat është lakuar Shqipëria dhe Kosova. Por autoritetet shqiptare gjithmonë e kanë mohuar një gjë të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë