Njerez

Jetesa e mbyllur, si po e shmangin europianët stresin

Ndërsa qindra miliona europianë janë në izolim, po gjejnë gjithnjë e më shumë mënyra krijuese për t’u argëtuar dhe për të kundërshtuar rëndesën psikologjike, për të cilët psikologët kudo në botë po apelojnë.
Si të gjithë të tjerët, 60 milion qytetarë të Italisë, të cilët u futën në bllokim më 9 mars. Ndërsa ata jetojnë të mbyllur shëndeti i tyre mendor mund të përkeqësohet.
Në një studim gjatë javës së parë të izolimit të Italisë, 93% e të anketuarve thanë se ndjeheshin në ankth, ndërsa 42% përshkruan se kishin një rënie të humorit të tyre dhe 28% raportuan se nuk flinin mirë. Italianët kanë të drejtë për një konsultë falas në internet nga Ministria e Shëndetësisë atje, e cila ka paralajmëruar se psikologët do të kishin një "urgjencë psikologjike", duke thënë se njerëzit rrezikojnë të mbingarkohen nga frika e një virusi tinëzar që na ka ndaluar të jemi afër të tjerëve. Rreth 9,000 psikologë janë të përfshirë në skemën #psicologionline, duke ofruar konsulta telefonike për të këshilluar njerëzit që të mos përjetojnë stres dhe ankth.
Një farë ankthi, natyrisht, është vetëm normale. Borwin Bandelow, nga Göttingen në Gjermani, tha se njerëzit zhvilluan jetesën sociale, për të mbijetuar kështu që izolimi ishte një gjendje e panatyrshme për shumicën e gjermaneve.
"Në të kaluarën kemi jetuar në fise dhe ata që u shkëputën nga këto fise kishin shumë pak shanse për të jetuar," tha ai.

Gjermanët që vuajnë nga ankthi ose paniku nga koronavirusi mund të shkruajnë në një shërbim lajmesh, angstfrei.news, i cili dy herë në ditë boton një përmbledhje të shkurtër të lajmeve në mënyrë që njerëzit të mund të qëndrojnë të informuar, pa u mbingarkuar nga histori të ndryshme.
Psikologët francezë i bëjnë njerëzve që të përqendrohen, tek rëndësia e kuptimit të sëmundjes.
“Të gjithë duhet të jemi në gjendje të kuptojmë situatën. Kjo do të na bëjë më të mbrojtur psikologjikisht,” thotë psikologja franceze Aurélia Schneider.
Në Spanjë, psikologu klinik Albert Soler paralajmëroi që njerëzit të shkojnë kundra rrymës.
"Kur gjërat janë të këqija, duhet të përpiqemi t’i bëjmë të mira. Nëse në një kohë tjetër qëndrimi nëpër rrjete sociale do të ishte i dëmshëm, sot është i këshillueshëm,” tha ai.
Për sa i përket këshillave praktike, psikologët e Europës kryesisht theksojnë rëndësinë e qëndrimit në kontakt me njerëzit që doni dhe të mbushni kanë tuaj me aktivitete brenda shtëpisë.
Erik Scherder, profesor i neuro-psikiologjisë në universitetin VU në Amsterdam, tha se pandemia ka paraqitur një sfidë dhe një mundësi: Të ushtrohemi.
Belgët, të cilët u izoluan në 17 mars, po marrin sugjerime të rregullta nga ekspertët për të kaluar këtë situatë. Benoît Ramacker, këshillon aktivitetet themelore të përditshme si gatimi, lexim, kopshtari dhe joga.

"Dimensioni psiko-social është shumë i rëndësishëm në këtë krizë," tha Ramacker në një konferencë, duke u kërkuar njerëzve që të mos e kalojnë tërë ditën në median sociale dhe të krijojnë një rutinë që do t’i mbajë të zënë.
Italianët janë duke vuajtur gjithashtu dhe nga humbja e shumtë e njerëzve, kështu që ata po e sfidojnë këtë stres, duke dalë në ballkon dhe duke kënduar të gjithë së bashku.
Shumë prej tyre tani janë marrë me joga dhe po ndajnë regjimet e tyre të fitnesit në internet. Të tjerët kanë shkruar, pikturuar dhe gatuar dhe kanë ndarë recetat e pikturat e tyre në internet.
Në Gjermani, 42,000 programues dhe hartues të programeve u mblodhën në internet për të biseduar në një faqe webi e quajtur #Wirvsvirus (ne kundër virusit), për të diskutuar probleme të mundshme që kanë përjetuar gjatë kësaj kohe.
Ashtu si shumë në të gjithë Evropën, banorët e Brukselit janë dashur të duartrokasin punëtorët e kujdesit shëndetësor në dritaret dhe ballkonet e tyre në 8 të mëngjesit dhe çdo mbrëmje. Të gjitha kombet janë përpjekur të gjejnë mënyra për të mposhtur këtë situatë të vështirë dhe njerëzit duken se po e kalojnë më lehtë gjendjen e stresit dhe të ankthit./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë