Njerez

“Jeta na tradhtoi”, Rugani dhe e fejuara me koronavirus presin një fëmijë

Familja Rugani po përjeton një moment vërtet të vështirë. Lojtari i Juventusit, Daniele Rugani, ishte i pari në Serinë A që doli pozitiv me Koronavirus. Pas tij, edhe e fejuara e mbrojtësit, Mikela Persiko, gazetare dhe prezantuese, rezultoi po ashtu pozitive. Duke folur për “Chi”, ajo ka zbuluar një detaj të rëndësishëm: pret një fëmijë dhe kjo situatë i ka sjellë jo pak frikë.

"Nuk po arrij akoma të flas. Për momentin duhet të kuptoj mirë se çfarë do të ndodhë, - ka thënë Mikela, aktualisht në muajin e katërt të shtatzanisë. – Shpresoj shumë që virusi të mos ndikojë te fëmija. Mjekët më kanë garantuar se nuk do të kem probleme për këtë pjesë. Vëreni pak veten në vendin tim: kam shumë frikë.”

Rugani dhe e fejuara e tij, Mikela Persiko. Gazeta Si, 18 mars 2020

Mikela dhe Daniele Rugani po e bëjnë karantinën të ndarë. "Po përgatiteshim për të dhënë lajmin i mirë se presim një fëmijë, - vazhdon Persiko. — Duhej të ishte një moment gëzimi të jashtëzakonshëm, por jeta na tradhtoi kështu. Megjithatë, jam e bindur se do të ringrihemi”, - ka theksuar në fund e fejuara e mbrojtësit juventin. Përveç tij, në klubin e madh italian ka dalë pozitiv edhe mesfushori francez, Matuidi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë