Futboll

Jeta e Zhvajnshtajger bëhet film

Ish-mesfushori i njohur i Bajernit të Mynihut dhe Gjermanisë, Bastian Zhvajnstajger, ka lënë gjurmë në futboll dhe jo vetëm. Për këtë arsye, regjisori Til Shveiger ka vendosur të xhirojë një film-dokumentar për jetën e tij, që më pas do të shfaqet në platformën “Amazon Prime Video”. Me shumë mundësi, ky film do të ketë përfunduar brenda vitit.

Bastian Zhvajnstajger është shpallur kampion bote me Gjermaninë në 2014-ën në Brazil. Ai ka qenë një personazh karizmatik me fanellën e Bajernit dhe të Gjermanisë, por edhe jashtë botës së sportit, veçanërisht për martesën me tenisten serbe, Ana Ivanoviç. Kompania gjermane e prodhimit të filmit “Barefoot Films” e konsideron ish-mesfushorin një personazh adapt për t’i kushtuar një film-dokumentar, ku do të shafqen momentet më interesantë të karrierës brilante të Zhvajnstajgerit, që kulmon me fitimin e Kupës së Botës.

Bastian Zhvajnstajger feston me trofeun e Kupës së Botës. Gazeta Si, 15 janar 2020

Zhvajnstajger ka luajtur për Bajernin e Mynihut, Mançester Junajtid dhe e ka mbyllur karrierën në Amerikë, me Çikago Fajër, duke luajtur 85 ndeshje me këtë ekip. Filmi do të ketë në fokus edhe jetën jashtë fushës së ish-mesfushorit. “Me këtë dokumentar ekskluziv të “Prime Video”, kinemaja e madhe takohet me futbollin e madh”, – ka thënë Kristof Shneider, administratori i “Prime Video Germany”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë