Njerez

Jeta e re e Gaizka Mendietës, sozia e David Guetës bëhet Dj

Ish-futbollisti i Valencias, Gaizka Mendieta, nuk arriti ta tregonte talentin e tij te Lacio, që pagoi jo pak, por 89 miliardë lira për mesfushorin. Spanjolli kaloi më pas në Angli, por edhe aty nuk e gjeti dot veten. Prej disa vitesh ka nisur një jetë të re, duke kaluar nga mesfusha te kufjet. Mendieta është sot 44 vjeç dhe jeta e tij e re është mes kufjeve dhe disqeve. Në një intervistë për tabloidin “The Sun”, ish-futbollisti ka treguar aventurën e tij të re si Dj.

“Kam kënduar më parë për t’u argëtuar, por nuk e kam menduar kurrë se do të bëhesha Dj. E kam bërë Dj në klube të vogla, jo përpara shumë njerëzve, në festivale të mëdha. Është diçka që më pëlqen ta bëj“, - thotë Mendieta. Kanë kaluar 11 vjet që kur mesfushori i shpallur dy herë më i miri i vitit në Europë, është tërhequr nga futbolli. Ai e mbylli në “Riverside”, me një medalje të Kupës së Ligës dhe një të Kupës UEFA.

Gaizka Mendieta, kur luante me Midëllsbroun

Spanjolli kujton më tej përplasjen me ish-shokun e skuadrës, Gereth Southgej, dhe zbulon Van Galin e vërtetë: “Një herë na u prish disku, ne dëgjonim, por njerëzit jo. U deshën orë të tëra që teknikët ta rregullonin defektin. Që nga ai moment kanë qenë shumë evenimente, festivale no-stop, gjëra që nuk e mendoja kurrë se do t’i bëja. Ngjashmëria me David Guetën? Kështu thonë njerëzit. Unë përkthej tekstet, kam shkuar në një akademi në Valencia për tre muaj, për të mësuar anglishten.

Lacio? Shkova aty dhe nuk fitova asgjë, ashtu si dhe te Barcelona. Pastaj shkova në Angli dhe luajta dy finale. Ishte një vit shumë i vështirë te Lacio, nuk kisha shumë mundësi, luajta 15 ndeshje dhe ndërruam 3 trajnerë. Te Barcelona luajta më shumë, por kishte shumë ndryshime atë vit. Van Gal u tregua shumë i mirë me mua, edhe pse duket si person i rreptë. Nuk është kështu, është shumë social. Shumë i zoti taktikisht. Me Southgejtin kemi folur shumë për futbollin. Kur u bë trajner nuk u tregua i ndershëm me mua. Nuk ma shpjegoi situatën, nuk ishte nevoja të më çonin te rezervat. Më kanë kërkuar të bëj një listë këngësh për fansat e Midëllsbrout, ta kenë për ndeshjet në transfertë. Kam bërë Dj në “fan zone” të Champions League për dy-tre vjet”, - ka rrëfyer ish-futbollisti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë