Njerez

Jeta e Paolo Palumbo mes këngës dhe sëmundjes së vështirë

Paolo Palumbo lindi në 1997 në Oristano, Itali. Nuk ka shumë informacione rreth jetës së tij private, duke filluar që nga data e plotë e lindjes. Profilet e tij sociale janë në të vërtetë kushtuar pasioneve të tij dhe luftës kundër sëmundjes. I riu ka qenë gjithmonë i apasionuar pas gatimit, dashuri që i është transmetuar nga babai i tij i cili ka qenë kuzhinier gjatë gjithë jetës. Për këtë arsye, ai e kishte në mendje të regjistrohej në Akademinë e Gualtiero Marchesi, me qëllim që të bëhej një kuzhinier i shkëlqyeshëm. Por, ndërsa përgatitej për provimin pranues, ai filloi të kishte probleme me krahun e djathtë. Filloi një kalvar i gjatë trajtimesh, i cili në vitin 2016 çoi në diagnozën përfundimtare që ishte sklerozë laterale amiotrofike (ALS). Çfarë është ALS? Skleroza laterale amiotrofike, ose ALS, është një sëmundje e qelizave nervore në tru, sistemit nervor dhe shtyllës kurrizore që kontrollojnë lëvizjen e muskujve vullnetarë. Shkaqet Një nga 10 rastet e ALS është për shkak të një defekti gjenetik. Shkaku është i panjohur në shumicën e rasteve të tjera. Në ALS, qelizat nervore motorike (neuronet) humbasin ose vdesin dhe nuk mund të dërgojnë mesazhe tek muskujt. Kjo përfundimisht çon në dobësimin e muskujve, shtrëngimin, dhe paaftësinë për të lëvizur krahët, këmbët dhe trupin. Gjendja dalëngadalë bëhet më keq. Kur muskujt në zonën e kraharorit ndalojnë të punojnë, bëhet e vështirë ose e pamundur për të marrë frymë. ALS prek rreth 5 nga 100,000 njerëz në mbarë botën Nuk ka trajtim të njohur për ALS. Një ilaç i quajtur riluzol ndihmon në ngadalësimin e simptomave dhe ndihmon njerëzit të jetojnë pak më gjatë.

ALS nuk prek funksionimin mendor çka e bën mbështetjen emocionale jetësore në përballimin e çrregullimit. Paolo, falë një vullneti të jashtëzakonshëm dhe ndihmës së vëllait të tij Rosario që siç ai e përshkruan " vëllai im la gjithçka për tu kujdesur për mua, falë tij frika dhe pasiguritë e mia janë zhdukur. Rosario dhe familja ime e mrekullueshme më mësuan forcë, të cilën as nuk mendoja ta kisha. E imja nuk është historia e një djali fatkeq, por i një djali që nuk ka hequr dorë", ai ka arritur disa qëllime të rëndësishme. Me vëllain, i cili përfaqëson krahët dhe duart e tij, ai u pranua në Akademinë e Gatimit. Por nuk mbaroi këtu. Në 2019, Paolo vendos t’i kushtojë rëndësi një tjetër pasioni, muzika! Po atë vit ai u prezantua në Sanremo me këngën "Io sono Paolo", një krijim i shkruar totalisht me duart e tij! Falë një komunikuesi vokal, i cili i dha mundësinë të shprehej me fjalë një vit mbas përkeqësimit të kordave zanore, Paolo ka treguar se me të vërtetë mund ta bëjë atë. Amadeus dhe Komisioni i Muzikës Sanremo e shpërblyen qëndrueshmërinë e tij dhe e kaluan ne finalen e Sanremos. Në fund nuk i’a doli te fitonte por u ftua te këndonte ne Sanremo 2020. "Më 5 shkurt Cristian (Kumalibre, Cristian Pintus) dhe unë do të performojmë me këngën "Jam Paolo", para së cilës do të marr një kohë të shkurtër për të dërguar një mesazh të rëndësishëm për ata që do të dëgjojnë, dhe më pas me siguri familja ime do të ngjitet në skenë me mua. "Por rendi i gjërave mund të ndryshojë, ne do ta dimë në minutën e fundit, " kishte shkruar ai në Facebook për performancën e tij! E ashtu ndodhi, rendi ndryshoi! Ai mbërriti në një karrige me rrota, i shoqëruar nga reperi Kumalibre dhe kantautori Andrea Cutri i cili drejtoi orkestrën, si dhe nga respiratori dhe tubi për ushqimin që e shoqërojnë atë 24 orë në ditë. Palumbo interpretoi këngën e tij « "Unë jam Paolo" përmes komunikuesit verbal, ose një kompjuteri që merr të dhëna nga lëvizjet e syve. Pas performancës, Paolo tregoi historinë e tij, duke ftuar të gjithë të mbyllin sytë dhe të reflektojnë për kushtet e atyre që, si ai, preken nga Sla: "Mundohuni të imagjinoni se jeta juaj e përditshme papritmas është kthyer përmbys, zgjohesh një ditë dhe ndodhesh në një botë të panjohur!" Në fund duartokitjet nuk munguan.

3 kuriozitete rreth Paolo Palumbo
• Një nga projektet e tij në mbështetje të pacientëve ALS ka të bëjë me botën e gatimit. Ai ka botuar një libër me titull Sapori a Colori, që përmban receta të thjeshta që mund të homogjenizohen dhe gjithashtu të administrohen përmes një tubi.• Paolo Palumbo është shumë afër familjes së tij, i cili shkoi në skenën e Ariston me të. Së bashku me babanë e tij ai krijoi një tampon i cili, në kontakt me sythat e shijes, ju lejon të shijoni shijen e disa prej pjatave më të mira.
• Ai i do shumë kafshët, veçanërisht qentë. Paolo Palumbo është një nga pacientët më të rinj në Evropë dhe fati u duk i shënuar për të. Megjithatë, përkundër simptomave gjithnjë e më të avancuara, ai arriti të vazhdojë rrugën e tij duke na treguar të gjithëve se shëndeti mendor është gjëja më e rëndësishme në çdo situatë! Përgatiti Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë