Lajme

Jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka

Vetëm 15 ditë pas emërimit në detyrë, ka dhënë dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon.

Dorëheqja i është dorëzuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me motivacionin e pamundësisë për të ndryshuar sistemin arsimor nga brenda.

“Dorëheqja e parevokueshme, për arsye etike, morale e profesionale. Largohem për papajtueshmëri në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit”, thuhet ndër të tjera në motivacionin e Taulant Mukës.

Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Akuzat publike bënë që Ervin Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë