Lajme

Jep dorëheqjen kreu i ISHSH, Eltar Deda

Ka dhënë dorëheqjen nga posti kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’. 

Deda ndërkaq nuk ka dhënë argumente për dorëheqjen e tij nga drejtimi i ISHSH.

“Falënderime për çdo kënd që më besoi dhe më mbështeti gjatë kësaj periudhe që unë drejtova Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor", shkruan Deda.

Këtë sezon turistik, Deda në cilësinë e kreut të këtij institucioni udhëhoqi një sërë kontrollesh në bare, restorante, hotele, pishina duke marrë masa të ashpra administrative për subjektet në shkelje të ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë