Lajme

Jep dorëheqjen drejtori i Transportit Rrugor, Arben Isaraj

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, sot ka dhënë dorëheqjen nga posti Arben Isaraj, i cili mbante postin e drejtorit të Transportit Rrugor.

Altin Isaraj, 47 vjeç, është arrestuar për “trafikim të armëve dhe municioneve” dhe “shpërndarje të lëndëve narkotike”.

Drejtoria e Transportit Rrugor ka shpërndarë për mediat një letër të Arben Isarajt drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Damian Gjiknuri.

Në letër Isaraj shkruan se “për të mos ndikuar direkt apo indirekt me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtësinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë