Nga Gazeta ‘Si’- “Kina thotë se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Perëndimin. Në të njëjtën kohë, Pekini po nxit luftën në Evropë. Nuk mund ta kesh në të dyja mënyrat.”
Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane Welt, të dielën.
“Ka një rritje të qartë në shitjet e pjesëve të makinerive, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera që Moska përdor për të prodhuar raketa, tanke dhe avionë për përdorim kundër Ukrainës”, shtoi Stoltenberg.
Në këtë mënyrë Kina po rrezikon bashkëpunimin me vendet perëndimore, shkruan media gjermane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.