Politike

Java vendimtare e Metës, nga kriza politike deri te zgjedhja e KED së re

Zgjedhja e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e qëndrimi i kësaj gjykate në favor të presidentit, e kanë kthyer edhe një herë Metën në epiqendrën e zhvillimeve politike dhe të përballjes me mazhorancën socialiste. Rezoluta e PS-së kundër njohjes së Xhaferllarit dhe thirrjes që institucionet të mos ta pranojë dhe llogarisë Arta Voprsin pati një “zhvlerësim” për faktin se Gjykata Kushtetuese duket se mbajti një qëndrim pro aktit të presidentit.

Presidenti Meta në konferencën për shtyp ku doli kundër Ardian Dvorani. Gazeta "Si" 17 nëntor 2019

Kjo përplasje institucionale mes Parlamentit, mazhorancës së majtë dhe Presidentit, ndryshe me dekretin për zgjedhjet anulimin e zgjedhjeve lokale, po anon si një fitore e Metës, i cili tashmë menjëherë ka nisur procesin ligjor të përzgjedhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Menjëherë pas kësaj përballjeje, Meta ka nisur procedurat për të hedhur shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ligjit, anëtarët e KED 2020 do të zgjidhen përmes shortit të zhvilluar nga 1 deri më 5 dhjetor nga Presidenti. Sipas ligjit “Për organet e qeverisjes së drejtësisë”, konkretisht nenit 220, KED Këshilli i përbëhet nga 9 anëtarë si më poshtë: dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese; një gjyqtar i Gjykatës së Lartë; një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme; dy gjyqtarë nga gjykatat e Apelit; dy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të Apelit; një gjyqtar nga Gjykatat Administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Gazeta Si 17 nëntor 2019

Ripërtëritja e KED bëhet çdo vit dhe anëtarët zgjidhen me short. Këtë proces të drejtë e ka ta kryejë presidenti Meta, nga 1 deri më 5 dhjetor. Po sipas ligjit, nëse kjo procedurë nuk realizohet atëherë i takon Kuvendit të organizojë këtë proces, e ku në të dyja rastet asistohet nga Avokati i Popullit. Gazeta “Si” ka mësuar se të gjithë institucionet e sistemit të drejtësisë, KLP dhe KLGJ kanë paraqitur listat te Presidenca për anëtarët që përmbushin kriteret ligjore për të qenë pjesë KED-së, organit që kryen përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Lista e dhënë nga Gjykata Kushtetuese përfshin të gjithë anëtarët aktual, përfshirë dhe katër anëtarët e sapo zgjedhur, Besnik, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari. Lista e KLP-së përmban 11 prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe 16 prokurorët e Gjykatave të Apelit. KLGJ ka paraqitur një gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranin, kryetari aktual i KED, dhe 86 gjyqtarët e gjykatave të apelit. Anëtarë të Gjykatës së Lartë, është edhe Medi Bici, por ai është i përjashtuar nga ky proces për faktin se bën pjesë në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në listën e prokurorëve është sërish edhe Arta Marku, e cila konkurron për tjetër mandat si kryeprokurorëve, por janë edhe 10 të tjerë.


Pikërisht këtu nis edhe lëvizja e presidentit që menjëherë pas betimit të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka filluar edhe betejën kundër Adrian Dvoranit, kreut të KED-së, i cili sipas ligjit pritet të jetë sërish kryetar i saj edhe për vitin 2020. Kjo për faktin e se kjo Gjykatë ka vetëm dy anëtarë. Për këtë Meta paralajmëroi se të hënën e datës 18 nëntor do të kallëzonte penalisht Dvorani për veprimet e kryera, që sipas tij, synonin që t’ia hiqnin të drejtën e caktimit të një anëtari nga ana e Presidentit. Kështu që shorti, ndryshe nga herët e tjera do të synohet të organizohet nga Meta që ka një afat maksimal 5 dhjetorin ta realizojë, në të kundërt procesi do të jetë në dorë Kuvendit.

Shorti i KED-së i hedhur në janar të vitit 2019 nga Parlamenti, pasi Presidenti nuk e realizoi dot. Gazeta Si, 17 nëntor 2019

Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor është në proces të zgjedhjes së anëtarit të ri të Gjykatës së Lartë që vijnë nga bota akademike. Gjyqtarët Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi, kanë kaluar vettingun e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pritet pikëzimi nga KLGJ dhe lista t’i dërgohet Metës për dekretim. Por zgjedhja e tyre nuk mund të arrihet përpara hedhjes së shortit të KED-së. Sipas burimeve, mësohet se asgjë nuk e pengon hedhjen e këtij shorti nga kreu i shtetit. Ndërkaq Presidenca ka paralajmëruar publikimin e një videoje që mund të tronditë opinionin dhe se që pretendon dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

KED-ja e 2020-ës shihet e rëndësishme, për faktin në proces janë edhe dy anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin parashikohet që të zgjidhen nga presidenti dhe Parlamenti, duke synuar që ta çojë në 6 numrin e anëtarëve.


Kriza politike, tryeza e opozitës dhe ambasadorëve
Paralelisht me këtë lëvizje Meta ndërkohë ka nisur dhe betejën e përballjes me mazhorancën, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës. Presidenti i është rikthyer edhe njëherë deklaratave e bërjes publike të vijës kuqe që nuk duhet tejkaluar nga mazhoranca, duke paralajmëruar se nuk do të lejojë një gjë të tillë. Duke rikthyer vëmendjen edhe një herë të kriza politike, presidenti ka paralajmëruar rikthimin e negociatave me partitë e opozitës që bojkotuan Parlamentin. Shkresa i është dërguar 9 krerëve të partive politike të opozitës jashtë parlamentare. “Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në shkresën e presidentit, drejtuar Bashës. Gjithashtu ai kërkon kontaktet me kabinetet përkatëse për mundësinë e realizimit të këtij takimi.

Shkresa e presidentit drejtuar partive të opozitës. Gazeta Si, 17 nëntor 2019

Më këtë lëvizje të dytë Meta po synon të realizojë një tryezë me partitë e opozitës dhe të institucionalizojë konfliktin me mazhorancës, që është thelluar skajshëm me çështjen e zgjedhjeve lokale dhe së fundmi për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti gjithashtu si lëvizje të radhës ka parashikuar edhe thirrjen e ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe SHBA-ve, për të shfaqur shqetësimet në lidhje me situatën aktuale, që sipas Metës cilësohet dramatike dhe që është e paparashikueshme.

Këto dy javë, deri më 5 dhjetor, presidenti i ka si vendimtare dhe se presionit të mazhorancës për shkarkim i është kundërpërgjigjur me paralajmërimin e fortë të nxjerrjes së dekretit për shpërndarjen e Parlamentit dhe të çuarjes së vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ndërsa nga ana tjetër mazhoranca ka paralajmëruar shpejtim të procesit të shkarkimit të Metës, si dhe të ndryshimit të ligjit për të përcaktuar më në detaje shmangien ndonjë situate të krijuar me përplasjen e Arta Vorpsit dhe të Marsida Xhaferllarit.

Lista e kandidatëve për në KED

Nga Gjykata Kushtetuese
Vitore Tushaj
Elsa Toska
Besnik Muçi
Marsida Xhaferllari
Fjona Papajorgji

Nga Gjykata e Lartë
Adrian Dvorani
Nga Prokuroria e Përgjithshme
Arta Marku
Adnan Xholi
Adnand Kosova
Alfred Progonati
Alma Muça
Anila Leka
Arben Kraja
Bilbil Mete
Kujtim Luli
Sokol Stojani
Thoma Jano


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë