Moti

Kjo javë do të na sjellë pranverën

Në fillim të javës  moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm. Zona perëndimore do të jetë me diell ndërsa Jugu dhe Juglindja do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu.

Temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht. Duke nisur nga dita e martë deri të shtunën, gradualisht do të aktivizohen masa ajri të ngrohta nga Mesdheu, moti do të jetë me diell dhe temperatura të larta.

Pra, ditën e shtunë, termometri do të regjistrojë vlera të tilla:

Në zonat malore vlera 19-23 gradë celsius, ndërsa bregdeti dhe zona qendrore parashikohen të arrijnë vlera nga 24 deri në 27 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë