Moti

Java nis me reshje shiu dhe stuhi të forta ere

Vendi ynë është përfshirë nga aktiviteti i një shtjelle ciklonike e cila do të sjellë reshje shiu me stuhi të forta ere në zonën perëndimore. Era do të jetë e vrullshme me shpejtësi mbi 25 m/sek në bregdet dhe dallgëzim deri në 7 ballë në det të hapur. Në veri-perëndim reshjet do të jenë dhe me shkarkesa elektrike dhe rrufe. Në Alpe do të ketë reshje bore. Temperaturat kanë pasuar rritje duke regjistruar vlera.


Zonat malore -1 -6 gradë celsius
Zonat e ulëta 2/16 gradë celsius
Zonat bregdetare 8/16 gradë celsius

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bore të herëpashershme do të na shoqërojnë deri në fund të muajit janar. Shkurti do të nise me reshje shiu, por si pasoje e afrimit të masave ajrore të ngrohta me origjine Mesdhetare do të kenë rritje të ndjeshme të temperaturave ku parashikohet të arrijnë vlera deri në 20 gradë celsius në bregdet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë