Moti

Java nis ekstremisht nxehtë, termometri shkon deri 42 gradë C nga Elbasani në Berat

Ri-aktivizimi i valëve të të nxehtit afrikan do të kushtëzojë në vendin tonë sërish mot më të nxehtë nga fundjava që lamë pas.

Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet sërish në 42 gradë C.

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 41°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimore, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë