Lajme

Japonia do të transmetojë Olimpiadën në rezolucionin 8K

Transmetuesi publik japonez,  NHK ka njoftuar se do të transmetojë në rezolucionin8K disa disiplina të zgjedhura nga Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, përfshirë ceremonitë e hapjes dhe mbylljes. Teknologjia me definicion ultra të lartë (UHD) do të përdoret gjatë mbulimit të shtatë disiplinave olimpike, përfshirë atletikën, notin, xhudon, futbollin, pingpongun, badmintonin dhe volejbollin.

Ndërsa për atë Paraolimpike, NHK pritet  të përdor kamera me rezolucion 8K për të kapur imazhe për transmetimet e katër disiplinave, të cilat do të jenë atletikë, not, badminton dhe rugby me karrocë. Për më tepër, transmetimet e NHK për ceremonitë e hapjes dhe mbylljes për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike do të mbështeten nga helikopterë të pajisur me kamera 8K për të siguruar pamjet live nga lart të Stadiumit Kombëtar në Tokio.

Në një deklaratë për shtyp, NHK bën të ditur se po përgatit standardet më të larta të transmetimit dhe shërbimit për shikuesit. Olimpiada e kësaj vere është planifikuar të zhvillohet midis 24 korrikut dhe 9 gushtit, e ndjekur nga Paraolimpiada, e cila do të zhvillohet midis 25 gushtit dhe 6 shtatorit. Përkundër organizatorëve dhe transmetuesve që po përgatiten, Olimpiada mund të spostohet në fund të vitit për shkak të koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë