Jahti luksoz i miliarderit amerikan, Jeff Bezos është ankoruar këtë të mërkurë në portin e Sarandës për t’u furnizuar me karburant, duke “përfituar” nga karburanti pa akcizë me të cilin furnizohen jahtet e huaja në Shqipëri (nafta 50 lekë/litër).
Por në bordin e jahtit, ku ndodhet dhe një helikopter, nuk është themeluesi i kompanisë Amazon. Jahti funksionon me qira për personat që dëshirojnë ta marrin, ai jepet 4 milionë USD në javë.
Mjeti detar është blerë nga miliarderi 400 milionë dollarë amerikanë, ndërkohë që shpenzimet për mirëmbajtjen e tij, shkojnë nga 25 deri në 40 mln $ në vit.
Jahti “Flying Fox” konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë dhe luksozët në botë. Me 136 metra gjatësi dhe 22.5 metra gjerësi, ai mund të mbajë 22 të ftuar VIP, ku secili ka dhomën e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.