Pavarësisht se deklarata e kryeministrit Rama sot në Bulqizë për çmimin e ri të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe njoftimi zyrtari i ERE-s të bëjnë pak konfuz, një gjë duket e sigurt: vendosja e çmimit të ri gjatë nëntorit për kosumin mbi 800 kilovatë ende nuk ka marrë formë.
Se sa do të jetë rritja e çmimit dhe a do të jetë kjo ngjarje e sigurt kjo do të varet nga ditët në vijim.
Që ERE do të merrte një vendim për çmim më të lartë sesa ai aktuali mbi 800 kwh kjo ishte e pritshme. Institucioni e kishte paralajmëruar dhe më herët dhe sot e rikonfirmoi në njoftimin zyrtar se fasha mbetet dhe se tarifat e energjisë janë një objektiv që mund të luhatet shpesh gjatë kësaj periudhe.
ERE tha edhe se çmimi do të jetë 44 lekë për kilovatorë mbi fashën e re.
Por a do ta pranojë qeveria këtë çmim?
E bëjmë këtë pyetje se herën e fundit edhe pse ERE kishte miratuar çmimin 42 lekë për energjinë që do konsumohej që gjatë muajit tetor, qeveria nuk e aplikoi. Qytetarët do të paguajnë faturat me çmimin 9.5 lekë për kilovatorë( pa përfshirë TVSh-në). Pra politikisht do të varet nga Kryeministri. Ai tha sot në Bulqizë se qeveria do të mbulojë diferencën .
Por cilën diferencë,atë mes 42 lekë që kërkon ERE dhe 9.5 lekë që është aktualisht apo një diferencë mes 42 lekë dhe një çmimi tjetër që do të propozohet apo kërkohet nga kompanitë publike të energjisë?
Teknikisht vlera e çmimit mbi fashën e re do të mësohet kur të bëjë kerkesën KESH-i i cili është prodhuesi por dhe importuesi kryesor i energjisë që konsumohet në tregun vendas.
Por në një dalje të mëvonshme por gjatë ditës së sotme ( e premte 28 tetor 2022) , ministrja e Energjitikës dhe zëvendëskryeminstrja Balluku duke shpjeguar arsyet, deklaroi se mundet që edhe në nëntor të mos kemi ndryshim të fashës e për rrjedhojë as të çmimit final. Pra të mbetet çmimi 95 lekë për kilovatorë, ai për të cilin paguajnë sot familjet.
Megjithatë logjika e procesit për të cilën kalon vendimmarrja e çmimit mbetet. ERE mund të propozojë mbi metodologjinë e saj çfarëdolloj tarife apo fashe, në fund vendos qeveria që ka disa tregues të tjerë a do ta pranojë ose jo dhe nëse pranon ka ajo përgjegjësinë politike se sa barrë të kostos që vjen nga çmimi i rritur do të mbajë ajo dhe sa qytetarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.