Treg

ERE: Fasha mbi 800 kwh nis nga nëntori. Mund të ndryshohet përsëri nëse kërkohet nga operatorët

Nga Gazeta 'SI' - Kreu i Entit Rregullator i Energjisë, Petrit Ahmeti ka deklaruar se çmimi i energjisë do të mbetet i pandryshuar për tetorin, por aplikimi i çmimit 42 lekë për kilovat, do të bëhet për periudhën nëntor-dhjetor, pra fasha e shpenzimit mbi 800 kwh e propozuar nga qeveria.

ERE gjatë mbledhjes së sotme miratoi pezullimin e fashës për muajin tetor, por tha se mund të ndryshojë nëse operatorët e tregut do të aplikojnë pranë Entit dhe të tregojnë në mënyrë të detajuar kostot e sigurimit të energjisë.

ERE e kaloi vendimin në Fletoren Zyrtare, pak ditë pasi kryeministri Rama tha se shtyhet fuqizimi i fashës energjitike, duke krijuar paqartësi se çfarë do të ndodhte pas 1 tetorit.

FSHU do të vazhdojë të blejë çmimin nga KESH, po me 2.6 KWh për familjarët dhe 12 lekë për bizneset në tension të mesëm.

Enti bëri me dije se çmimet do të jenë objekt rishikimi në vazhdimësi për të pasqyruar çdo ndryshim që ndodh qoftë në aspektin e situatës hidrike ashtu edhe për çmimet në bursa. Në këto kushte sipas kreut të Entit brenda datës 28 tetor do të shihen të dhënat financiare që do të vijnë nga kompanitë e energjisë të cilat do të shoqërojnë aplikimet e tyre në rast se ka ndryshime.

“Duke qenë se ekzistojnë mundësitë e rivlerësimit në rast se kostoja do të mbetet e njëjtë dhe tarifa e miratuar nga asambleja e KESH do jetë e njëjtë për të gjithë konsumatorët atëherë dhe Enti do të vijojë të reflektojë nëse do të lërë në fuqi të njëjtin vendim të 23 shtatorit”, tha Ahmeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë