Menaxhim

ERE: Fasha 800KWh në fuqi për muajt nëntor-dhjetor, 42 lekë për kilovat

Nga Gazeta 'SI' - Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar se fasha 800 KWh e energjisë do të qëndrojë në fuqi për muajt nëntor-dhjetor 2022 dhe çmimi shkon në 44 lekë për çdo kilovat të shpenzuar përtej 800 do të aplikohet për të njëjtën periudhë.

Bordi i ERE thekson se çmimi do të mbetet në rishikim periodik sipas kërkesës së Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe vlerësimet e KESH për situatën energjetike dhe mundësinë e tyre për të mbuluar kostot e blerjes së energjisë.

ERE e pezulloi në fillim të muajit tetor fuqizimin e fashës me propozim të qeverisë dhe FSHU-së, sipas të cilëve situata hidrike ishte përmirësuar bashkë me kërkesën për energji.

Rikthimi i fashës energjetike hodh si ide nga ministria e Energjisë në pranverën e këtij viti, kur Shqipëria importonte energji me 500 euro për kilovat dhe kasakada e Drinit po vuante mungesën e reshjeve, duke prodhuar shumë më pak elektricitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë