Bota

Izraeli vret liderin e dytë të Xhihadit Islamik Palestinez, 32 viktima nga sulmet në Gaza

Gazeta Si – Izraeli ka vrarë liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, ndërsa numri i viktimave nga sulmet ajrore në Gaza vazhdon të rritet.

Lideri Khaled Mansour, mbeti i vrarë nga sulmet ajrore në shtëpinë e tij në Rafah, në jug të Gazas.

Mansour u ka mbijetuar më parë pesë tentativa për vrasje nga ushtria izraelite, ndërsa akuzohej për përgatitje të operacioneve ushtarake jashtë Gazas.

Ndërkohë, bilanci i të vdekurve palestinezë që humbën jetën të premten për shkak të sulmeve izraelite në konfliktin e fundit në Gaza midis Izraelit dhe Xhihadit Islamik, është rritur në 32, duke përfshirë gjashtë fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze, shtoi se deri tani numërohen deri në 215 të plagosur.

Njëzet anëtarë të grupit të Xhihadit Islamik Palestinez u arrestuan gjatë natës nga forcat izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sirenat e alarmit ranë në periferi të Jeruzalemit. Sipas televizionit publik izraelit Kan, sistemet mbrojtëse “Iron Dome” kapën dy raketa të lëshuara nga Gaza, ndërsa nuk ka asnjë lajm për viktima.

Ngjarja ndodhi ndërsa grupe hebrenjsh fetarë hynë në Malin e Tempullit për Hebrenjtë në solemnitetin hebre të nëntë të muajit Av.

Pretendimi i Xhihadit Islamik ishte i menjëhershëm. Në një deklaratë, organizata paralajmëroi Izraelin se "do të reagojë ashpër" ndaj vrasjes së komandantit të saj ushtarak në Rripin jugor, Khaled Mansour, të shtunën.

Gjatë natës, Xhihadi Islamik hodhi një raketë të vetme, por në mëngjes herët e drejtoi zjarrin drejt Jeruzalemit dhe qytetit izraelit Sderot, afër Rripit. “Ishte reagimi i parë”, tha krahu ushtarak i Xhihadit Islamik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë